Ministrja e Drejtësisë, Zj. Etilda GJONAJ ka prezantuar Drejtorin e Ri të Përgjithshëm, në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit, Z. Piro LUTAJ, në ambjentet e Drejtorisë. Z.Piro LUTAJ, ish-Deputet si dhe ish-anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë është emëruar me Urdhër nr. 1, datë 8.1.2018 të Kryeministrit Z. Edi RAMA, me rekomandim të Ministrit të Drejtësisë, Zj. GJONAJ.

Në fjalët e para të prezantimit, Zj. Ministre shprehu vlerësimet maksimale ndaj Z. Piro LUTAJ, për karrierën e tij shumëvjeçare, si dhe ndër të tjera tha:

“Eksperienca profesionale e Z. LUTAJ, e bën atë të jetë sa më afër problematikave të Përmbarimit Shtetëror. Presim që nën drejtimin e tij, do të ndryshojë performanca e deritanishme e Përmbarimit Shtetëror. Z.LUTAJ ka mbeshtetjen time maksimale dhe të Kryeministrit Z. RAMA.” Z. LUTAJ u shpreh se kërkon bashkëpunimin e stafit dhe reflektim të menjëhershëm për reformimin e Shërbimit Përmbarimor Shtetëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *