Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror, bazuar në ligjin nr. 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor», i ndryshuar, VKM nr. 187, datë 08.03.2017 ‘’Për Miratimin e Strukturës dhe të Niveleve të Pagave të Nëpunësve Civilë, Nëpunësve të Zëvëndëskryeministrit dhe Nëpunësve të Kabineteve, në Kryeministri, Aparatet e Ministrive të Linjës, Administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, disa Institucione të Pavarura, Institucione në varësi të Kryeministrit, Institucione në varësi të Ministrave të Linjës dhe Administratën e Prefektit’’, i ndryshuar, si dhe Urdhërit të Kryeministrit nr. 25, datë 06.03.2017 «Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», të ndryshuar, shpall vendet e lira në pozicionin e përmbaruesit gjyqësor,  si më poshtë:

  • Zyra Përmbarimore Durrës    1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Elbasan  1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Fier         1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Kavajë    1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Permet   1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Pukë       1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Tiranë   4 (katër) vende vakante

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

  • Të ketë kryer arsimin e lartë juridik;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të gëzojë figurë të pastër morale;
  • Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  • Të mos jetë i larguar nga administrata publike për shkelje disiplinore brenda një afati prej 3 vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore është kryer gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë gjyqësore, noter ose avokat, afati është 5 vjet;

PARAQITJA E DOKUMENTAVE

Kandidatët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Gjyqësor brenda datës 13.06.2022, dokumentat (në origjinal ose kopje të noterizuar) si vijon:

  1. Kërkesë për aplikim, (numër telefoni, adresë emaili për t’u kontaktuar).
  2. CV-në dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional.
  3. Diplomë dhe listë e notave.
  4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor.
  5. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit.
  6. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit.
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore.
  8. Dokument identiteti.
  9. Librezë e punës (nëse ka).

Bazuar në nenin 15, pika 2, të ligjit nr.

8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», i ndryshuar, pranimi në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror bëhet me konkurs. Këshilli i Përmbarimit ndjek procedurat e paraqitjes, të përzgjedhjes, të vlerësimit të kandidaturave dhe mendimin e vet i’a paraqet Ministrit të Drejtësisë brenda 15 ditëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *