Publikuar më: 12/10/2026

NJOFTIM PËR POZICIONIN VAKANT “SPECIALIST FINANCE/BUXHETI” NË ZYRËN PËRMBARIMORE DURRËS.

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit shpall njoftimin për personat e interesuar për pozicionin:

1 (një) Specialist Financë/Buxheti, Zyra Përmbarimore Durrës.

Kategoria e pagës: Klasa VI-2 (sipas VKM nr. 325, datë 31.05.2023, i ndryshuar)

Lloji i punës: Punë me kohë të plotë (8 orë në ditë, me afat të caktuar)

Detyrat kryesore:

  1. 1. Luan rolin e nëpunësit zbatues për njësinë, Zyra Përmbarimore Durrës.
  2. Realizon mirë administrimin financiar të fondeve buxhetore të miratuara dhe burimeve të tjera financiare për zyrën përmbarimore vendore, në përputhje me legjislacionin, misionin dhe politikat e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror.
  3. Mban llogarinë përmbarimore duke hapur partitar llogarie për çdo kreditor e debitor, si dhe persona juridike më vete për secilin dhe ndjek atë deri në përfundim të plotë të zbatimit të tij;
  4. Kryen mbajtjen e sistemit të kontabilitetit, kontabilizimin e plotë, të saktë dhe në kohë të gjitha transaksioneve, si dhe përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore të zyrës vendore përmbarimore dhe pas miratimit në Degën e Thesarit i dërgon në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit;

           Kushtet që duhet të plotësojnë kandidati:

  1. Të jenë shtetas shqiptar;
  2. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar:
  3. Të zotërojnë gjuhën shqipe në të folur dhe të shkruar;
  4. Të jenë në kushtet shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrave përkatëse;
  5. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë;
  6. Të kenë zotërojë minimalisht diplomën “Master i Shkencave” në Arsimin e Lartë, në fushën e shkencave ekonomike, dega Finance-Kontabilitet.
  7. Të ketë përvojë pune mbi 3 (tre) vjeçare në fushën ekonomike dhe financiare.
  8. Të kenë aftësi të mira komunikuese.
  9. Të respektojnë etikën dhe komunikimin me qytetarët që drejtohen pranë institucionit;
  10. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi ose të mos jetë larguar me masë displinore “Shkarkim nga detyra” që nuk është shuar sipas ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës Republikës së Shqipërisë”.

Klikoni këtu per njoftimin e plotë