Më datë 13/02/2018 u zhvillua mbledhja e Këshillit Përmbarimor nën drejtimin e Kryetares znj. Elira Kokona dhe me antarë: z.Edvin Morava, znj.Andia Dragoj, z.Piro Lutaj, z.Enea Dyrmishi.

Në këtë mbledhje u diskutuan një për një të gjitha praktikat e procedimeve disiplinore për dhjetë përmbarues, të iniciuara nga Drejtori i Përgjitshëm i Përmbarimit z. Piro Lutaj.

Këshilli, pasi ishte njohur me dokumentacionin e depozituar nga DPP, dëgjoi secilin prej përmbaruesve të proceduar disiplinarisht dhe mori vendimet përkatëse, të cilat do të përfshihen në relacionin që do t’i paraqitet Ministrit të Drejtësisë.

Analiza e rasteve që ishin objekt i kësaj mbledhje tregojnë se niveli i përfaqësimit prej disa përmbaruesve herë pas here krijon probleme, të cilat bien ndesh me ligjin si dhe tregon angazhim të pamjaftueshëm në kryerjen e detyrimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *