Analiza Vjetore
Analiza e Performancës së Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror për periudhën
Janar–Dhjetor 2025
Ky material paraqet një vlerësim të përgjithshëm të veprimtarisë institucionale, rezultateve të arritura dhe sfidave të evidentuara gjatë këtij viti, në funksion të përmbushjes së misionit ligjor për ekzekutimin e titujve ekzekutivë dhe garantimin e një procesi të rregullt ligjor.
Kjo analizë mbështetet në të dhënat zyrtare statistikore, raportimet periodike të zyrave përmbarimore dhe zhvillimet kryesore ligjore, organizative dhe financiare të institucionit.
Shkarko këtu materialin e plotë: Analiza e Performances 2025 SHPGJSH
Analiza e Performancës së Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror për periudhën
Janar–Dhjetor 2024
Në zbatim të nenit 8 të Ligjit nr. 8/2023 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, është përgatitur Analiza Vjetore e Performancës për vitin 2024.
Kjo analizë pasqyron detyrimet funksionale dhe përgjegjësitë ligjore që burojnë nga ligji përkatës, si dhe politikat dhe prioritetet e përcaktuara nga Ministri i Drejtësisë. Ajo mbështetet gjithashtu në dokumentet strategjike ku Shërbimi është i përfshirë, si dhe në analizën e zhvilluar në çdo zyrë përmbarimore nga Drejtori i ri i Përmbarimit, gjatë periudhës Shkurt–Mars 2025, me autorizim të Ministrit të Drejtësisë.
Analiza është ndarë në dy komponentë kryesorë:
1. Veprimtaria në nivel qendror, e cila përfshin punën dhe problematikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit, përfshirë drejtoritë dhe sektorët përbërës;
2. Veprimtaria në nivel vendor, që analizon në detaje funksionimin procedurial dhe administrativ të zyrave përmbarimore në territor.
Kjo analizë shërben si një instrument vlerësimi dhe orientimi për rritjen e efikasitetit dhe transparencës së Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.



