Publikuar më: 26/11/2026
METODOLOGJIA E INSPEKTIMIT TË VEPRIMTARISË SË PËRMBARUESVE GJYQËSORË SHTETËRORË
Metodologjia e Inspektimit është mjeti nëpërmjet të cilit inspektorët që ushtrojnë funksionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit, kryejnë inspektimet pranë Zyrave Vendore Përmbarimore Shtetërore, në të cilën parashikohet qëllimi, kuadri ligjor i inspektimeve, mbledhja e të dhënave, si edhe një mori me procedura të tjera tekniko administrative.
Metodologjia e inspektimit synon të vendosë në dispozicion të grupit të inspektorëve një mjet të dobishëm procedural për zbatimin e legjislacionit mbi përgjegjësinë disiplinore të përmbaruesve gjyqësorë shtetërorë duke synuar përmirësimin dhe efikasitetin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, në funksion të ekzekutimit të titujve ekzekutivë.
Objektivi kryesor i metodologjisë së inspektimit është vendosja e disa rregullave dhe standardeve që inspektorët duhet të kryejnë gjatë inspektimeve si dhe procedura që duhet të ndiqet nga momenti i miratimit të planit të inspektimit e deri tek përfundimi i inspektimit. Metodologjia e inspektimit të përmbaruesve gjyqësorë shtetërorë është një proces i strukturuar dhe sistematik që synon të vlerësojë dhe sigurojë që veprimet e përmbaruesve respektojnë ligjin dhe standardet profesionale të caktuara.

