Analiza Vjetore

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Analiza e Performancës së Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror për periudhën

Janar–Dhjetor 2024

Në zbatim të nenit 8 të Ligjit nr. 8/2023 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, është përgatitur Analiza Vjetore e Performancës për vitin 2024.

Kjo analizë pasqyron detyrimet funksionale dhe përgjegjësitë ligjore që burojnë nga ligji përkatës, si dhe politikat dhe prioritetet e përcaktuara nga Ministri i Drejtësisë. Ajo mbështetet gjithashtu në dokumentet strategjike ku Shërbimi është i përfshirë, si dhe në analizën e zhvilluar në çdo zyrë përmbarimore nga Drejtori i ri i Përmbarimit, gjatë periudhës Shkurt–Mars 2025, me autorizim të Ministrit të Drejtësisë.

Analiza është ndarë në dy komponentë kryesorë:

1. Veprimtaria në nivel qendror, e cila përfshin punën dhe problematikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit, përfshirë drejtoritë dhe sektorët përbërës;

2. Veprimtaria në nivel vendor, që analizon në detaje funksionimin procedurial dhe administrativ të zyrave përmbarimore në territor.

Kjo analizë shërben si një instrument vlerësimi dhe orientimi për rritjen e efikasitetit dhe transparencës së Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.


Njoftime
  • Lista perfundimtare e kandidatëve që nuk kualifikohen për të marrë pjesë në prov... Më shumë...
  • Lista perfundimtare e kandidatëve të kualifikuar për të marrë pjesë në provimin m... Më shumë...
  • Të dhëna statistikore mbi Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror- Qershor 2025 Më shumë...
  • Lista paraprake e kandidatëve që kualifikohen/nuk kualifikohen për të marrë pjesë ... Më shumë...
  • Njoftim Më shumë...