Publikuar më: 12/10/2026
NJOFTIM PËR POZICIONIN VAKANT “SPECIALIST FINANCE/BUXHETI” NË ZYRËN PËRMBARIMORE DURRËS.
Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit shpall njoftimin për personat e interesuar për pozicionin:
1 (një) Specialist Financë/Buxheti, Zyra Përmbarimore Durrës.
Kategoria e pagës: Klasa VI-2 (sipas VKM nr. 325, datë 31.05.2023, i ndryshuar)
Lloji i punës: Punë me kohë të plotë (8 orë në ditë, me afat të caktuar)
Detyrat kryesore:
- 1. Luan rolin e nëpunësit zbatues për njësinë, Zyra Përmbarimore Durrës.
- Realizon mirë administrimin financiar të fondeve buxhetore të miratuara dhe burimeve të tjera financiare për zyrën përmbarimore vendore, në përputhje me legjislacionin, misionin dhe politikat e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror.
- Mban llogarinë përmbarimore duke hapur partitar llogarie për çdo kreditor e debitor, si dhe persona juridike më vete për secilin dhe ndjek atë deri në përfundim të plotë të zbatimit të tij;
- Kryen mbajtjen e sistemit të kontabilitetit, kontabilizimin e plotë, të saktë dhe në kohë të gjitha transaksioneve, si dhe përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore të zyrës vendore përmbarimore dhe pas miratimit në Degën e Thesarit i dërgon në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit;
Kushtet që duhet të plotësojnë kandidati:
- Të jenë shtetas shqiptar;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar:
- Të zotërojnë gjuhën shqipe në të folur dhe të shkruar;
- Të jenë në kushtet shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrave përkatëse;
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të kenë zotërojë minimalisht diplomën “Master i Shkencave” në Arsimin e Lartë, në fushën e shkencave ekonomike, dega Finance-Kontabilitet.
- Të ketë përvojë pune mbi 3 (tre) vjeçare në fushën ekonomike dhe financiare.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese.
- Të respektojnë etikën dhe komunikimin me qytetarët që drejtohen pranë institucionit;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi ose të mos jetë larguar me masë displinore “Shkarkim nga detyra” që nuk është shuar sipas ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës Republikës së Shqipërisë”.

