Rreth DPP

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ideja dhe qëllimi ynë është që nëpërmjet kësaj faqe të ofrojmë një informacion të plotë mbi Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, funksionimin dhe aktivitetin e këtij institucioni, pasi ndjejmë një detyrim qytetar për ta bërë Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit një institucion transparent, të afërt, të prekshëm dhe sa më të besueshëm për publikun.

Në shoqërinë tonë, çdo gjë që i përket funksionimit të institucioneve publike dhe për rrjedhojë ndikimi i aktivitetit dhe veprimtarisë së tyre në jetën e individit dhe të shoqërisë, mundet dhe duhet jetë objekt komunikimi.

Informacioni prodhon njohjen dhe njohja favorizon pjesëmarrjen aktive në jetën e secilit prej nesh. Për Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit transparenca e veprimtarisë së saj mbetet një angazhim konstant dhe ky është një prej motiveve më serioze të përpjekjeve tona për të përfshirë në këtë faqe interneti një informacion sa më të dobishëm, i cili do t’i vinte në ndihmë të gjithë vizitorëve që dëshirojnë ta konsultojnë atë.


Njoftime
  • Deklaratë për Shtyp në lidhje me emisionin investigativ “Stop”, TV Klan, datë 05.0... Më shumë...
  • Buletini Informativ – Shkurt 2026 Më shumë...
  • Analiza Statistikore-Janar 2026 Më shumë...
  • NJOFTIM PËR POZICIONIN VAKANT “MAGAZINIER, SEKTORI I BUXHETIT, FINANCËS DHE SHËRBI... Më shumë...
  • Urdhër nr. 290 Prot., nr. 33, date 19.02.2026 “Për raportimin mujor dhe prog... Më shumë...