Publikuar më: 21/07/2026

Njoftim për vend vakant në pozicionin Specialist Arkiv/Protokoll, në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit shpall njoftimin për personat e interesuar për pozicionin:

1 (një) Specialist arkiv/protokoll, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetese në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit.
Kategoria e pagës: Klasa IV-2 (sipas VKM nr. 325, datë 31.05.2023, i ndryshuar)
Lloji i punës: Punë me kohë të plotë (8 orë në ditë, me afat të caktuar)
Detyrat kryesore:
a) Protokollon çdo shkresë e dokument që hyn në institucion, në përputhje me legjislacionin në fuqi.;
b) Përpunon nga pikëpamja tekniko – shkencore dokumentacionin arkivor, sipas listës së dokumentacionit me afatet e ruajtjes; Përgatit dhe organizon dërgimin e korrespodencës në kohë për çdo shkresë, duke bërë shënimet përkatëse, në përputhje me rregullat përkatëse të korrespodencës zyrtare c) Indekson dokumentet dhe përditëson inventarët;
d) Arkivon dhe është përgjegjës për ruajtjen e praktikave në çdo formë që ato mund të jenë dhe administron fondin arkivor në përputhje me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
e) Merr të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen fizike të dokumenteve;
f) Harton inventarin e dosjeve të krijuara gjatë vitit në dy kategori në afat ruajtje të përkohshëm dhe përhershëm;
g) Bën çeljen e dosjeve sipas pasqyrave emërtuese dhe sistemimin e vazhdueshëm të dokumentacionit;  Klikoni këtu për njoftimin e plotë