Publikuar më: 20/08/2026

Shpallje për nevojën për transferim të përkohshëm të Përmbaruesit Gjyqësor Shtetëror të Zyrës Përmbarimore Tiranë

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

➤ Transferimi i përkohshëm do të kryhet në Zyrën Përmbarimore Vendore Krujë.
➤ Periudha e transferimit të përkohshëm parashikohet të jetë jo më shumë se 6 (gjashtë) muaj, në varësi të nevojës dhe situatës konkrete të Zyrës Përmbarimore Vendore Krujë.
➤ Përmbaruesit gjyqësorë shtetërorë që janë të interesuar për transferim të përkohshëm në Zyrën Përmbarimore Vendore Krujë, ftohen të paraqesin pëlqimin e tyre me shkrim.
➤ Pëlqimi duhet të paraqitet brenda datës 27.08.2026, ora 16:00.
Afati i mësipërm është jo më i shkurtër se 7 ditë kalendarike nga publikimi i këtij njoftimi, datë 20.08.2026, në përputhje me nenin 5, pika 3. shkronja “ç”, të Rregullores.
➤ Pëlqimit me shkrim duhet t’i bashkëlidhet dokumentacioni shoqërues, i cili nuk mund të administrohet kryesisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, konkretisht:
pëlqimi i shprehur me shkrim për transferim të përkohshëm;
[dokumentacioni tjetër, nëse kërkohet].
➤ Pëlqimi dhe dokumentacioni shoqërues duhet të paraqiten në:
Adresën postare
Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit
Sheshi “Qemal Mustafa Ataturk”, Tiranë
ose në adresën elektronike: info@dpp.gov.al.
➤ Transferimi i përkohshëm, si rregull, kryhet me pëlqimin e përmbaruesit gjyqësor shtetëror që transferohet. Në rast se, brenda afatit të përcaktuar në këtë njoftim, asnjë përmbarues gjyqësor shtetëror nuk paraqet pëlqimin për transferim, transferimi i përkohshëm mund të kryhet edhe pa pëlqim, në përputhje me nenin 6, pika 2, të Rregullores. Shkarko këtu materialin e plotë