Publikuar më: 10/11/2026
THIRRJE PËR SHPREHJEN E INTERESIT PËR HYRJEN NË PROVIMIN E PRANIMIT PËR PËRMBARUES GJYQËSOR SHTETËROR.
Në mbështetje të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, nenit 12, 16, 17, 33 të ligjit nr. 8, datë 2.2.2023, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror”, Urdhërit nr. 120, datë 19.06.2026, të Kryeministrit, “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror”, Urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 167, datë 25.03.2024, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Përmbarimit”, Urdhërit nr. 432, datë 30.6.2023, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për organizimin, zhvillimin, përmbajtjen e provimit të pranimit si dhe procedurën e vlerësimit të shpalljes së rezultateve për përmbaruesin gjyqësor shtetëror”, i ndryshuar me Urdhërin nr. 319 datë 10.06.2024 të Ministrit të Drejtësisë, si dhe Urdhërit nr. 510, datë 30.10.2026, “Për fillimin e procedurave për shpalljen e 12 (dymbëdhjetë) vendeve vakante për përmbarues gjyqësor pranë Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror” të Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Përmbarimit, shpall thirrjen për shprehje interesi për fillimin e procedurave për hyrjen në provimin e pranimit për plotësimin e 12 (dymbëdhjetë) vendeve vakante për përmbarues gjyqësor shtetëror në zyrat vendore përmbarimore pranë Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, si më poshtë:
6 (gjashtë) vende vakant në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Tiranë;
3 (tre) vendë vende vakant në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Durrës;
1 (një) vend vakant në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore Berat;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Fier;
1 (një) vend vakant në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Vlorë.

