Publikuar më: 01/09/2026
NJOFTIM PËR POZICIONIN VAKANT “SPECIALIST ARKIV/PROTOKOLL NË ZYRËN PËRMBARIMORE GJYQËSORE DURRËS.
Në mbështetjë të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 8/2023 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, Urdhërit të Kryeministrit Nr. 120, datë 19.06.2026, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, si dhe Urdhërit Nr.128, datë 14.10.2025 “Për miratimin e metodologjisë së vlerësimit të kandidatëve punonjës pranë Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”. Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit shpall në faqen zyrtare të DPP njoftimin për personat e interesuar për pozicionin:
1 (një) Specialist arkiv/protokoll, Zyra Përmbarimore Gjyqësore Vendore Durrës.
➤ Kategoria e pagës: Klasa VI-2 (sipas VKM nr. 325, datë 31.05.2023, i ndryshuar)
➤ Lloji i punës: Punë me kohë të plotë (8 orë në ditë, me afat të caktuar)
Detyrat kryesore:
a) Protokollon çdo shkresë e dokument që hyn në institucion, në përputhje me legjislacionin në fuqi.;
b) Përpunon nga pikëpamja tekniko – shkencore dokumentacionin arkivor, sipas listës
së dokumentacionit me afatet e ruajtjes; Përgatit dhe organizon dërgimin e korrespodencës në kohë për çdo shkresë, duke bërë shënimet përkatëse, në përputhje me rregullat përkatëse të korrespodencës zyrtare
c) Indekson dokumentet dhe përditëson inventarët;
d) Arkivon dhe është përgjegjës për ruajtjen e praktikave në çdo formë që ato mund të jenë dhe administron fondin arkivor në përputhje me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
e) Merr të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen fizike të dokumenteve;
f) Harton inventarin e dosjeve të krijuara gjatë vitit në dy kategori në afat ruajtje të
përkohshëm dhe përhershëm;
g) Bën çeljen e dosjeve sipas pasqyrave emërtuese dhe sistemimin e vazhdueshëm të dokumentacionit; Shkarko këtu materialin e plotë

