Ankande

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Ankandet e Zyrave Përmbarimore Shtetërore zhvillohen sipas dispozitave ligjore përkatëse nga përmbaruesi gjyqësor për shitjen e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme të debitorit, të cilat janë sekuestruar për të garantuar ekzekutimin e detyrimit të përcaktuar në vendimin e gjykatës apo të titujve të tjerë ekzekutivë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të pjesëmarrësve në procedurën e ankandit.
Përmbaruesi gjyqësor, gjatë zhvillimi të procedurës së ankandit, udhëhiqet nga parimet e ligjshmërisë, garantimit të të drejtave të kreditorit, barazisë përpara ligjit, mosdiskriminit, transparencës dhe garantimit të procesit të rregullt ligjor. Përmbaruesi gjyqësor është përgjegjës për realizimin e ankandit në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile si dhe të rregullave të përcaktuara në Udhëzimin nr. 5 të K.M., datë 12.12.2012.


Njoftime
  • Inagurimi i ambjenteve të reja miqësore për fëmijët gjatë procedurave me objekt “T... Më shumë...
  • Buletini Informativ- Nëntor 2025 Më shumë...
  • VENDIMI NR.81 I KËSHILLIT TË PËRMBARIMIT PËR “MIRATIMIN E PROGRAMIT SI DHE PERIUDH... Më shumë...
  • Njoftim për pozicion vakant Më shumë...
  • Plani i Integritetit te Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror 2025-2027 Më shumë...