KËRKESË

PËR SHPREHJE INTERESI PËR VENDET VAKANTE PËR PËRMBARUES GJYQËSOR SHTETËROR

Në mbështetje të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001 ‘’Për Organizimin dhe Funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë’’, i ndryshuar, nenit 12, 16, 17, 33 të ligjit nr. 8, datë 2.2.2023 ‘’Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror’’, Urdhërit nr. 222, datë 14.12.2023, të Kryeministrit, “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror”, urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 167, datë 25.03.2024 ‘’Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Përmbarimit’’,  Urdhërit nr. 432, datë 30.6.2023 ‘’Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për organizimin, zhvillimin, përmbajtjen e provimit të pranimit si dhe procedurën e vlerësimit të shpalljes së rezultateve për përmbaruesin gjyqësor shtetëror’’,  si dhe urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 300, datë 21.5.2024, ‘’Për shpalljen e vendeve vakante për përmbarues gjyqësor pranë shërbimit përmbarimor Gjyqësor Shtetëror’’, Këshilli i Përmbarimit,  shpall  thirrjen për shprehje interesi për fillimin e procedurave për hyrjen në provimin  e pranimit  për plotësimin e 7 (shtatë) vendeve vakante për përmbarues gjyqësor shtetëror në zyrat vendore përmbarimore pranë Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, si më poshtë:

1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Dibër;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Durrës;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Elbasan;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Krujë;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Lezhë;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Shkodër;
1 (një) vend vakand në pozicionin, Përmbarues Gjyqësor, Zyra Përmbarimore, Tiranë

Kanë të drejtë të marrin pjesë në provimin e pranimit kandidatët që plotësojnë kushtet referuar nenit 16 të ligjit nr. 8, datë 2.2.2023 ‘’Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror’’, si më poshtë:

Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;
Të ketë përfunduar programin e ciklit të dytë të studimeve universitare për drejtësi brenda vendit ose diplomë të njësuar me të, ose të ketë përfunduar studimet universitare për drejtësi jashtë vendit të njohur, dhe njësuar sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë’’;
Të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor penal të formës së prerë;
Të mos jenë shkarkuar nga ushtrimi i detyrës ose funksionit publik, me vendim të organit kompetent, që ka marrë formë të prerë;
Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
Të ketë të paktën tre vjet përvojë profesionale si jurist;
Të ketë integritet moral të lartë;

Shprehja e interesit për hyrjen në provimin e pranimit duhet të depozitohet brenda datës 18.6.2024 në (rrugë postare ose edhe fizikisht) në adresën e insitucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit, Sheshi‘’Mustafa Kemal Ataturk”’, Tiranë, shoqëruar me dokumentacionin shoqërues, si vijon:

Kërkesë për shprehje interesi dhe arsyet përkatëse të motivimit  për pjesmarrjen në këtë provim;
Jetëshkrim;
Kopje e kartës së identitetit;
Kopje të njësuar me origjinalin e diplomës së ciklit të dytë (master profesional ose master shkencor me 120 kredite me afat ndjekje dyvjecare) të studimeve universitare për drejtësi, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë, të licensuara dhe të akredituara siaps dispozitave në fuqi në kohën e lëshimit të  diplomës ose diplomën e të njëjtit cikël, të lëshuar nga një institucion  i huaj i arsimit të lartë, të njohur e të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë’’;
Vërtetim nga punëdhënësi i fundit dhe/ose organet disiplinore, që nuk është larguar nga detyra ose i është hequr liçensa, autorizimi ose leja për ushtrimin e një profesioni për shkaqe disiplinore, si dhe vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
Kopje të njësuar me origjinalin të librezës së punës që të vërtetojë periudhën e vjetërsisë në punë;
Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
Raportin mjeko ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm në kuadër të kryerjes së detyrës si përmbarues gjyqësor shtetëror’’;
Dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar viteve të fundit;
Deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike;
Çdo dokument tjetër që çmohet i nevojshëm për vërtetimin e përmbushjes së kritereve ligjore për përmbarues gjyqësor shtetëror.

Kandidatët  që përmbushin kushtet për tu pranuar në provimin me shkrim do të njoftohen përmes publikimit të listës emërore në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Drejtësisë si dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit brenda  10 (dhjetë) nga mbyllja e afatit të aplikimit.

Provimi me shkrim do të zhvillohet më datë 2.9.2024 ora 10 00, në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë me adresë: Bulevardi ‘’Zogu i Parë”, Tiranë.

Rregullat e detajuara për zhillimin e provimit të pranimit, për kontrollin e njohurive, fusha e testimit ,vlersimin me pikë dhe mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar janë sipas përcaktimeve në urdhërin e Ministrit të Drejtësisë nr. 432, datë 30.06.2023 ‘’Për përcaktimin e rregullave të hollësishme përorganizimin, zhvillimin, përmbajtjen e provimit të pranimit si dhe procedurën e vlerësimit dhe shpalljes së rezultateve për përmbaruesin gjyqësor shtetëror’’  publikuar edhe në fletoren zyrtare.

Provimi i pranimit vlerësohet me maksimumin e mundshëm 100 (njëqind) pikë, nga të cilat provimi me shkrim përbën 75 (shtatëdhjetë e pesë) pikë të numrit total të pikëve dhe pjesa e provimit me gojë përbën 25 (njëzet e pesë) pikë.

Kandidati që do të vlerësohet  me të paktën 60 pikë në pjesën e kontrollit të njohurive me shkrim, kalon në testin e kontrollit të njohurive me gojë.

Lista me kodet dhe pikët e fituara nga kandidatët në provimin me shkrim, publikohet në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit. Publikimi, për efekt ankimi, është i barasvlefshëm më njoftimin e çdo kandidati.

Data, ora dhe vendi i zhvillimit të testimit me gojë do të publikohet në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit.

Publikimi është i barasvlefshëm me njoftimin e çdo kandidati.

———————————————————————————————————–

Shpallje ne date 27.01.2023

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror, bazuar në ligjin nr. 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor», i ndryshuar, VKM nr. 187, datë 08.03.2017 ‘’Për Miratimin e Strukturës dhe të Niveleve të Pagave të Nëpunësve Civilë, Nëpunësve të Zëvëndëskryeministrit dhe Nëpunësve të Kabineteve, në Kryeministri, Aparatet e Ministrive të Linjës, Administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, disa Institucione të Pavarura, Institucione në varësi të Kryeministrit, Institucione në varësi të Ministrave të Linjës dhe Administratën e Prefektit’’, i ndryshuar, Urdhërit të Kryeministrit nr. 25, datë 06.03.2017 «Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», të ndryshuar, shpall vendet e lira në pozicionin e përmbaruesit gjyqësor, si më poshtë:

• Zyra Përmbarimore Dibër 1 (një) vend vakand
• Zyra Përmbarimore Elbasan 2 (dy) vende vakante
• Zyra Përmbarimore Krujë 1 (një) vend vakand
• Zyra Përmbarimore Lushnjë 1 (një) vend vakand
• Zyra Përmbarimore Shkodër 1 (një) vend vakand
• Zyra Përmbarimore Tiranë 2 (dy) vende vakante
• Zyra Përmbarimore Vlorë 1 (një) vend vakand

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

• Të ketë kryer arsimin e lartë juridik;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të gëzojë figurë të pastër morale;
• Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
• Të mos jetë i larguar nga administrata publike për shkelje disiplinore brenda një afati prej 3 vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore është kryer gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë gjyqësore, noter ose avokat, afati është 5 vjet;

PARAQITJA E DOKUMENTAVE

Kandidatët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Gjyqësor brenda datës
10.02.2023, dokumentat në origjinal ose kopje të noterizuar, si vijon:

1. Kërkesë për aplikim, (numër telefoni, adresë emaili për t’u kontaktuar).
2. CV-në dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional.
3. Diplomë dhe listë e notave.
4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor.
5. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit.
6. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit.
7. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore.
8. Dokument identiteti.
9. Librezë e punës (nëse ka).

Bazuar në nenin 15, pika 2, të ligjit nr. 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», i ndryshuar, pranimi në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror bëhet me konkurs. Këshilli i Përmbarimit ndjek procedurat e paraqitjes, të përzgjedhjes, të vlerësimit të kandidaturave dhe mendimin e vet i’a paraqet Ministrit të Drejtësisë brenda 15 ditëve.

———————————————————————————————————–

Shpallje me datë 17.02.2020

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror, bazuar në ligjin nr. 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor», i ndryshuar, si dhe Urdhërit të Kryeministrit nr. 25, datë 06.03.2017 «Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», të ndryshuar, shpall vendet e lira në pozicionin e përmbaruesit gjyqësor,  si më poshtë:

  • Zyra Përmbarimore Durrës            2 (dy) vende vakante
  • Zyra Përmbarimore Elbasan          1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Sarandë         1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Shkodër         1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Tiranë            4 (katër) vende vakante

 

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë kryer arsimin e lartë juridik;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të gëzojë figurë të pastër morale;
  • Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
  • Të mos jetë i larguar nga administrata publike për shkelje disiplinore brenda një afati prej 3 vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore është kryer gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë gjyqësore, noter ose avokat, afati është 5 vjet;

 

PARAQITJA E DOKUMENTAVE

Kandidatët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Gjyqësor brenda datës 26.02.2020, dokumentat (në origjinal ose kopje të noterizuar) si vijon:

 

  1. Kërkesë për aplikim, (numër telefoni, adresë emaili për t’u kontaktuar).
  2. CV-në dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional.
  3. Diplomë dhe listë e notave.
  4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor.
  5. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit.
  6. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit.
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore.
  8. Dokument identiteti.
  9. Librezë e punës (nëse ka).

 

Bazuar në nenin 15, pika 2, të ligjit nr. 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», i ndryshuar, pranimi në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror bëhet me konkurs.

Këshilli i Përmbarimit ndjek procedurat e paraqitjes, të përzgjedhjes, të vlerësimit të kandidaturave dhe mendimin e vet i’a paraqet Ministrit të Drejtësisë brenda 15 ditëve.

–  – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – — – – – – – – – – – – – – – – – – – –

Shpallje me datë 25.10.2018

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror, bazuar në ligjin nr. 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor», i ndryshuar, si dhe Urdhërit të Kryeministrit nr. 25, datë 06.03.2017 «Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», shpall vendet e lira në pozicionin e përmbaruesit gjyqësor,  si më poshtë:

  • Zyra Përmbarimore Durrës                      1 (nje) vend vakand
  • Zyrën Përmbarimore Elbasan                  1 (nje) vende vakand
  • Zyra Përmbarimore Gjirokastër              1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Korçë                        1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Lezhë                        1(një) vende vakand
  • Zyra Përmbarimore Lushnjë                    1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Sarandë                    1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Shkodër                   2 (dy) vende vakante
  • Zyra Përmbarimore Vlorë                         1(një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Tiranë                       5 (pesë) vende vakante

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

  • Të ketë kryer arsimin e lartë juridik.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të gëzojë figurë të pastër morale.
  • Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë.
  • Të mos jetë i larguar nga administrata publike për shkelje disiplinore brenda një afati prej 3 vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore është kryer gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë gjyqësore, noter ose avokat, afati është 5 vjet.

PARAQITJA E DOKUMENTAVE

Kandidatët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Gjyqësor brenda datës 05.11.2018, dokumentat (në origjinal ose kopje te noterizuar) si vijon:

  1. Kërkesë për aplikim, (numër telefoni apo adresë për t’u kontaktuar).
  2. CV-në dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional.
  3. Diplomë dhe listë e notave.
  4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor.
  5. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit.
  6. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit.
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore.
  8. Dokument identiteti.
  9. Librezë e punës (nëse ka).

Bazuar në nenin 15, pika 2, të ligjit nr. 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», i ndryshuar, pranimi në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror bëhet me konkurs.

Këshilli i Përmbarimit ndjek procedurat e paraqitjes, të përzgjedhjes, të vlerësimit të kandidaturave dhe mendimin e vet i’a paraqet Ministrit të Drejtësisë brenda 15 ditëve.

 

— – – – – – – – – – – — – – – – – – – – – – — – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror, bazuar në ligjin nr. 8730, datë 18.01.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor”, i ndryshuar, si dhe Urdhërit të Kryeministrit nr. 25, datë 06.03.2017 “Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, shpall vendet e lira në pozicionin e përmbaruesit gjyqësor, si më poshtë:

  • Përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Berat 1 (nje) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Lezhë 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Lushnjë 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Kavajë 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Kukës 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Pogradec 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Vlorë 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Durrës 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Sarandë 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Gjirokastër 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Elbasan 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Fier 2 (dy) vend vakande.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Korçë 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Kurbin 1(një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Shkodër 2 (dy) vende vakande.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Tiranë 3 (tre) vende vakande.

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

  • Të ketë kryer arsimin e lartë juridik.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të gëzojë figurë të pastër morale.
  • Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë.
  • Të mos jetë i larguar nga administrata publike për shkelje disiplinore brenda një afati prej 3 vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore është kryer gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë gjyqësore, noter ose avokat, afati është 5 vjet.

PARAQITJA E DOKUMENTAVE

     Kandidatët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Gjyqësor brenda datës 25.06.2018, dokumentat  (në origjinal ose kopje te noterizuar) si vijon:

  1. Kërkesë për aplikim, (numër telefoni apo adresë për t’u kontaktuar).
  2. CV-në dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional, çertifikatë kompjuteri (e noterizuar).
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave.
  4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor.
  5. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit.
  6. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit.
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore.
  8. Dokument identiteti.
  9. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka).

Bazuar në nenin 15, pika 2, të ligjit nr. 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», i ndryshuar, pranimi në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror bëhet me konkurs.

Këshilli i Përmbarimit ndjek procedurat e paraqitjes, të përzgjedhjes, të vlerësimit të kandidaturave dhe mendimin e vet i’a paraqet Ministrit të Drejtësisë brenda 15 ditëve.