Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror ka për mision ekzekutimin e detyrueshëm të titujve ekzekutivë, në rastet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile. Ky institucion ushtron funksionet nëpërmjet përmbaruesve gjyqësorë shtetëror, ka organizim unik dhe të centralizuar, me shtrirje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ligjshmëria dhe objektiviteti, si dhe respektimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me ligj subjekteve që marrin pjesë në ekzekutim, janë parimet bazë të punës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor.