Dhurimi i gjakut në ambientet e Drejtorisë
Njerëzit nuk mund të prodhojnë gjak artificialisht, prandaj e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetët e miliona njerëzve është humaniteti i pastër. Kjo është arsyeja pse dhuruesit e gjakut janë njerëzit të cilët duhet t’i respektoni. Çdo ditë, dikush ka nevojë për gjak dhe kjo është arsyeja, pse ky akt human për dikë është një çështje e jetës apo vdekjes.
Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit, në ambientet e këtij institucioni, dhuruan gjak për fëmijët talesemik.