Në zbatim të nenit 92, të ligjit nr. 8, datë 2.2.2023 ‘’Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror’’, dispozitave të ligjit nr. 8730, date 18.01.2001 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Permbarimit Gjyqesor”, i ndryshuar, si dhe Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Përmbarimit, miratuar me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë nr. 594, date 01.02.2005, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit:
Njofton:
Në përfundim të procedurave të konkurimit për vendet vakante për përmbarues gjyqësor në shërbimin përmbarimor gjyqësor shtetëror, të zhvilluar më datë 14.04.2023, shpallen fitues, kandidaturat si më poshtë:
- Znj. Erjola Mustafaj për vendin vakand për Përmbarues Gjyqësor në Zyrën Përmbarimore, Lushnjë.
- Znj. Juliana Zeqirllari dhe Z. Igli Gripshi për 2 (dy) vendet vakante për Përmbarues Gjyqësor në Zyrën Përmbarimore, Tiranë.
- Për vendin vakand në Zyrën Përmbarimore, Vlorë, lihet vakand, për mungesë kandidatësh të kaulifikuar.
- Për vendet vakante në Zyrat Përmbarimore Dibër, Elbasan, Krujë dhe Shkodër, lihen vakant, për mungesë kandidatësh.