Në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij shërbimi, përcjell sot kënaqësinë e gjithsecilit prej nesh, por edhe vleresimin maksimal për Ministrinë e Drejtesisë, Qeverinë Shqiptare dhe Kuvëndin e Shqiperisë, që sollën finalizimin dhe miratimin e Ligjit të ri “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror” në RSH.
Ligji i ri i miratuar në 2 Shkurt dhe dekretuar nga Presidenti i Republikës 2 dite më parë, ka qënë i parashikuar;
– Në programin e qeverisës 2017-2021, në kapitullin “Shteti ligjor dhe Drejtësia e Re” ku flitet, për reformimin e thellë të sistemit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore nëpërmjet shërbimit përmbarimor.
– Në programin e qeverisë shqiptare 2021-2025 si një nga objektivat e këtij mandati qeverisës “Shqipëria e së Drejtës”, në vazhdimësinë e Reformës në Drejtësi,
– Programin e përgjithshëm analitik të projektakteve që do të paraqiteshin për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë 2022”.
Në procesin e përgatitjes së këtij Ligji kemi patur si reference standartet ndërkombëtare në fushën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, të përcaktuara në:
– Rekomandimin nr.17, datë 09 Shtator 2003, të Këshillit të Evropës, për shtetet antarë “Për ekzekutimin”, ku ndër të tjera thekson se në mënyrë që shërbimi i ekzekutimit të jetë efikas nevojitet:
a) rekrutimi/akreditimi i përmbaruesve gjyqësorë të një standardi;
b) trajnimi i përshtatshëm me kompleksitetin e detyrës e për të rritur besimin e përdoruesve në sistemin e tyre të drejtësisë;
– Udhëzuesin datë 17 Dhjetor 2009, të Komisionit Europian për Eficencën e Drejtësisë (CEPEJ) “Për implementimin e rekomandimit të Këshillit të Evropës për ekzekutimin”.
Miratimi i ketij Ligji, tregon edhe nje here fokusin e vazhdueshëm qe po dominon tani ne përmirësimin e shërbimeve dhe funksioneve me natyrë publike, në interes të qytetarëve.
Shërbimi përmbarimor si mision të tij kryesor ka garantimin e një procesi gjyqësor, të përfunduar, thënë ndryshe, rivendosjen plotësisht, me mjete ligjore të përcaktura rigorozisht qartë, të së drejtës së fituar me vendim gjyqësor.
Shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror, si një shërbim publik, dedikuar ekzekutimit të titujve ekzekutivë, udhëhiqet nga fryma për të ofruar një shërbim cilësor në interes të qytetarit, në zbatim të kërkesave parimore dhe përgjegjësisë ligjore.
Nepermjet Ligjit te Ri dhe mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror pas kësaj, ne synojmë:
• Rritjen e performancës së Shërbimit, veprimtaria e të cilit për ekzekutimin e titujve ekzekutivë me korrektesë dhe brënda afateve ligjore, do të krijonte një fillozofi tjetër besimi nga ana e publikut tek drejtësia.
E theksuam edhe me siper qe ekzekutimi i nje vendimi gjyqësor nga ana e përmbarimit, garanton aktin Përfundimtar të një të drejte të fituar gjyqësisht.
• Forcimin e kritereve dhe kushteve që duhet të plotësojnë shtetasit për të qenë pjesë e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror, rritjen e nivelit të diplomes dhe eksperiencen si jurist jo më pak se 3 vjet.
• Rregullat mbi statusin e tyre; të drejta e detyrime, që kanë, duke ofruar të gjithë garancitë dhe motivimin e duhur për ushtrimin e detyrave në mënyrë sa më profesionale por edhe rregulla për praktika të ndaluara, e konfidencialitet gjatë procesit të ekzekutimit.
• Rregullat për vlerësimin etik dhe profesional të përmbaruesve sipas një planifikimi të miratuar paraprakisht, me synimin e qartë paanshmeri në vlersimin e gjithë sejcilit. Për keëtë kemi percaktuar burimet, nivelet, periudhat edhe procedurat e vlersimit,
• Rregulla të qarta për institutet e komandimit dhe transferimit të përmbaruesve gjyqësorë shtetërorë, duke sanksionuar në mënyrë të qartë dhe shteruese rastet e aplikimit të tyre, procedurat përkatëse dhe organet përgjegjëse;
• Forcimin e procedurave për dhënien e masave disiplinore dhe te shuarjes së këtyre masave, duke garantuar zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor me natyrë administrative;
• Trajnime në vazhdimësi të përmbaruesëve, nga shkolla shqiptare e administrates publike apo institucione të arsimit të lartë të akredituara sipas ligjit.
• Rregullimin e marrëdhënieve me institucionet shtetërore dhe me subjektet e tjera publikë dhe private që angazhohen në proceset e ekzekuitimit. Polici, Pushtet vendor, edukator, psikolog, ekspert, IKMT, ASHK, etj.
• Përcaktimin e qartë për veprimtari dytësore dhe të tarifave fikse për veprimet përmbarimore të përmbaruesëve, fikse suksesi dhe dytësore.
– Njoftim të akteve ligjore dhe dokumentave zyrtarë.
– Njoftim për mbledhjen e të ardhurave financiare me mirkuptim të të interesuarit.
– Kryerja e konstatimit të fakteve.
– Shitja e sendeve në ankand publik.
• Është e rëndësishme të theksojmë, garantimin e infrasutrukturës dhe trajtimit financiar të personelit në masë të mjaftueshme me natyrën, përgjegjësitë e funksionit dhe shkallën e vështirësisë së ushtrimit të veprimtarisë përmbarimore;
Në vijimesi do te tregojme se ky sherbim do të ngrihet në nivelin e duhur në përputhje me kërkesat e kohës, dhe i ftoj qytetarët që ta konsiderojnë Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror një alternativë dinjitoze për realizimin e të drejtës së fituar gjyqësisht.
Drejtori i Pergjithshem
Piro LUTAJ