Sot më datë 24.12.2018 në ambjentet e Drejtorisë së Përgjitshme të Përmbarimit u zhvillua mbledhja, ku u prezantuan 13 përmbarues shtetëror të rinj, përzgjedhja e të cilëve u bë përmes Këshillit Përmbarimor.
Urdhërat e emërimit u komunikuan nga Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit, ku i pranishëm ishte gjithashtu dhe Z.Edvin Morava -Drejtor në Ministrinë e Drejtësisë.
Z.Piro Lutaj theksoi se MISIONI jonë i përbashkët është ofrimi i shërbimeve me cilësi dhe në kohë për taksapaguesit .
"Një e drejtë e vonuar është një e drejtë e mohuar; Natyra e punës tonë është specifike, mereni detyrën me seriozitet, ju jeni ilustrimi më kuptimplotë i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor". Piro Lutaj, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor
Më pas Z.Morava, shprehu besimin duke nënvizuar faktin se Shërbimit Përmbarimor duhet t’i kthehet dinjiteti.
"Kërkoj impenjimin dhe korrektësinë tuaj. Le të jeni ju ato që do të kontribojnë në ndryshimin dhe përmirësimin e rritjes së cilesisë në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor". Edvin Morava, Drejtor i Burimeve Njerëzore, Ministria e Drejtësisë