Data 25.02.2019 

                                                                                               THIRRJA 4

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar,  Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të  Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Afati për aplikim është nga data 8 shkurt deri më datë 28 shkurt 2019.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç,  të cilët zoterojnë minimalisht një diplome Bachelor ose të barasvlefshme.

Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj.

Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm. http://praktika.arsimi.gov.al/

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.

Dokumentet për aplikim

a-  CV e aplikantit;

b- Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së lartë;

c-  Lista e notave;

d- Një leter motivimi;

Aplikimi do të bëhet online në linkun si më poshtë;

http://praktika.arsimi.gov.al/

Për Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit  totali i aplikanteve me profil edukim jurist është  6 (gjashtë) dhe ekonomist eshte 1 (një) si më poshtë:

-Tre praktikantë me profil edukimi jurist në Zyrën Përmbarimore Tiranë;

-Një praktikantë me profil edukimi shkenca Ekonomike në Zyrën Përmbarimore Tiranë;

-Një praktikantë me profil edukimi jurist në Zyrën Përmbarimore Durrës;

-Një praktikantë me profil edukimi jurist në Zyrën Përmbarimore Vlorë;

-Një praktikantë me profil edukimi jurist në Zyrën Përmbarimore Shkodër;

 

Dt. 24.12.2018

Në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 8730, datë 18.01.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, i ndryshuar, si dhe Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Përmbarimit, miratuar me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë nr. 594, date 01.02.2005, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit:

                                                                                  Njofton:

Në përfundim të procedurave të konkurimit për 13 (trembëdhjetë) pozicionet vakante për përmbarues gjyqësor në shërbimin përmbarimor gjyqësor shtetëror, të zhvilluar më datë 26.11.2018, shpallen fitues, kandidaturat si më poshtë:

  • Z. Durim Balla për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Durrës.
  • Z. Granit Guxho për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Elbasan.
  • Znj. Brenzina Balili për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Gjirokatsër.
  • Z. Haxhiliano Tabaku për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Korçë.
  • Z. Andrin Vuksanaj për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Lezhë.
  • Z. Mirel Gjolena për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Lushnjë.
  • Znj. Marije Fermosi për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Shkodër.
  • Znj. Anxhela Doleqi, Z. Geraldo Durdaj, Znj. Klesta Shehi, Z. Fatjon Shabani dhe Z. Albert Fejzo për 5 (pesë) vendet vakande për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Tiranë.
  • Znj. Denada Habili për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Vlorë.

 

– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –

Dt. 22.10.2018

Në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 8730, datë 18.01.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, i ndryshuar, si dhe Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Përmbarimit, miratuar me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë nr. 594, datë 01.02.2005, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit:

                                                                               Njofton:                                                      

Në përfundim të procedurave të konkurimit për 19 (nëntëmbëdhjetë) pozicionet vakande për përmbarues gjyqësor në shërbimin përmbarimor gjyqësor shtetëror, të zhvilluar më datë 13.09.2018 dhe 17.09.2018, shpallen si më të përshtatshme kandidaturat si më poshtë:

  • Z. Julian Plaka për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Berat.
  • Znj. Stela Gjergji për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Lezhë.
  • Znj. Brikena Luto për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Lushnjë.
  • Z. Gerd Llanaj për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Kavajë.
  • Znj. Satbere Shahu për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Kukës.
  • Z. Klevis Cake për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Pogradec.
  • Z. Julian Hasho për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Vlorë.
  • Z. Orgest Gjergo për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Durrës.
  • Znj. Eina Porro për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Sarandë.
  • Z. Klodjan Miçka për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Gjirokastër.
  • Z. Arben Xhina për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Elbasan.
  • Z. Julian Hoxhaj dhe Znj. Matilda Kongjini për dy vendet vakante për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Fier.
  • Znj. Brunilda Sako për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Korçë.
  • Znj. Rovena Prenga për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Kurbin.
  • Z. Xhejsi Seknaj për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Shkodër.
  • Z. Franko Tomini, Znj. Evisa Tole dhe Znj. Irida Boçi për tre vendet vakante për përmbarues gjyqësorë në  Zyrën Përmbarimore Tiranë.