Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor ka për mision ekzekutimin e detyrueshëm të titujve ekzekutivë, në rastet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile. 

Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor i ushtron funksionet nëpërmjet përmbaruesve gjyqësorë.

Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor ka organizim unik dhe të centralizuar, me shtrirje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ligjshmëria dhe objektiviteti, si dhe respektimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me ligj subjekteve që marrin pjesë në ekzekutim, janë parimet bazë të punës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor.