Publikuar më: 13/01/2026

Reagim nga Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit lidhur me rastin e transmetuar në emisionin “Stop” më 8 Janar 2026

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Lidhur me rastin e transmetuar në emisionin “Stop” më 8 Janar 2026, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit sqaron se:

Pranë Zyrës së Përmbarimit Korçë është depozituar kërkesa e znj. Zamira Kulla, e shoqëruar me Urdhrin e Ekzekutimit për zbatimin e vendimit gjyqësor nr. 1874, datë 28.10.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, ndaj debitorit Andrea Katundi, për detyrimin në shumën 1.259.975 lekë. Për ekzekutimin e vendimit është ngarkuar përmbaruesja gjyqësore znj. Enkeleda Kota.

Sqarojmë se janë kryer të gjitha veprimet ligjore dhe procedurale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Pas njoftimit të palëve janë kryer verifikime pranë institucioneve përkatëse për identifikimin e pasurive të debitorit. Nga verifikimet rezulton se debitori nuk disponon pasuri të luajtshme apo të ardhura të sekuestrueshme. Pasuria e vetme e identifikuar është një pasuri e paluajtshme në bashkëpronësi, mbi të cilën Zyra e Përmbarimit Korçë ka vendosur sekuestro konservative. Megjithatë, kjo pasuri rezulton nga Union Bank sh.a., si kolateral për një kredi bankare, çka i jep bankës përparësi ligjore në ekzekutim dhe kufizon mundësinë e realizimit të detyrimit në favor të kreditorit tjetër. Po ashtu, mbi të njëjtën pasuri është vendosur sekuestro edhe nga Zyra e Përmbarimit Privat “QEVA”. Zyra e Përmbarimit Korçë i është drejtuar në mënyrë të përsëritur Union Bank sh.a. për informacion mbi vlerën e mbetur të detyrimit të debitorit ndaj bankës.

Çdo veprim përmbarimor është i dokumentuar në dosjen përkatëse. Mosekzekutimi i vendimit nuk lidhet me mungesë veprimi nga Zyra e Përmbarimit Korçë, por me mungesën e pasurive të sekuestrueshme.