Publikuar më: 12/01/2026
NJOFTIM PËR POZICIONIN VAKANT “SPECIALIST ARKIV NË ZYRËN PËRMBARIMORE GJYQËSORE TIRANË.
Në mbështetjë të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 8 /2023 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, Urdhërit të Kryeministrit Nr. 117, date 26.08.2025 “Për disa ndryshime në Urdhërin nr.222, datë 14.12.2023 të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, si dhe Udhërit Nr.128, datë 14.10.2025 “Për miratimin e metodologjisë së vlerësimit të kandidatëve punonjës pranë Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit shpall njoftimin për personat e interesuar për pozicionin:
1 (një) Specialist arkive, Zyra Përmbarimore Gjyqësore Vendore Tiranë.
Kategoria e pagës: Klasa VI-2 (sipas VKM nr. 325, datë 31.05.2023, i ndryshuar)
Lloji i punës: Punë me kohë të plotë (8 orë në ditë, me afat të caktuar)
Detyrat kryesore:
Specialisti i Arkivës është përgjegjës për kryerjen e detyrave të Arkivistit, të institucionit vendor, dhe është përgjegjës, për detyrat e mëposhtme:
a) Administron dhe sistemon në arkivin e Zyrës Përmbarimore çështjet përmbarimore në të cilat janë kryer të gjitha veprimet procedurale për ekzekutimin e titullit ekzekutiv dhe janë marrë vendimet e pushimit, pezullimit, refuzimit apo transferimit, si dhe korrespodencën zyrtare të zyrës;
b) Kujdeset për hapjen, mbajtjen dhe ruajtjen e regjistrave arkivore, të cilat plotësohen në mënyrë manuale me shkrim të qartë, të pastër e të lexueshem;
c) Zbaton aktet ligjore dhe nënligjore në përputhje me legjislacionin për arkivat në Republikën e Shqipërisë;
ç) Është përgjegjës për përpunimin, klasifikimin, indeksimin, sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit të Zyrës;
d) Bashkërendon punën me specialistin e protokollit për administrimin dhe shpërndarjen e dokumenteve që hynë dhe dalin në zyrën vendore përmbarimore;
dh) Merr në ngarkim dosjet përmbarimore me zgjidhje ligjore, të cilat i dorëzohen nga përmbaruesit gjyqësorë, si dhe bën arkivimin e tyre edhe në sistemin elektronik ALBIS. Ruan dhe mirëmban të gjithë dosjet e arkivuara të zyrës vendore përmbarimore dhe kur lind e nevojshme sipas kërkesës së kryetarit, brenda një afati kohor prej 2 (dy) ditësh bën gjetjen dhe nxjerrjen e dosjeve nga arkiva duke bërë shënimet përkatëse në regjistrat arkivor;
e) Sipas kërkesës së palëve, pas likujdimit dhe arkëtimit në llogarinë përmbarimore të taksës për tërheqje aktesh, përgatit kopje të akteve të administruara në dosjet përmbarimore dhe pas njehsimit të tyre nga Kryetari i Zyrës, ia vë në dispozicion palës së interesuar kundrejt konfirmimit të marrjes në dorëzim;
ë) Informon në kohë dhe në formën e kërkuar për problematikat e mundshme në lidhje me kushtet e ruajtjes se fondit arkivor, për risqet si dhe për masat që mund të merren për të adresuar këto risqe;
f) Bashkëpunon me organet kompetente për ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit që i nënshtrohet procedurës së arkivimit. Çdo vit, specialisti i Arkivës kontrollon dosjet, që kanë plotësuar afatin e ruajtjes dhe pasi merret mendimi i kryetarit të zyres dhe drejtorisë, përgatitet lista e dokumenteve të veçuara për asgjësim.
g) Bashkëpunon me organet kompetente për ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit që i nënshtrohet procedurës së arkivimit;
gj) Dorëzon sipas rregullave të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dokumentat me afat ruajtje të përhershme;
h) Asgjëson me komision dokumentet me afat ruajtje të përkohshme sipas afateve ligjore të përcaktuara në legjislacionin për arkivat;
i) Ruan konfidencialitetin që buron nga ligji në lidhje me informacione dhe dokumente zyrtare, për të cilat merr dijeni gjatë kryerjes së detyrës në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit;
j) Trajton dhe ofron shërbimin e vërtetimeve online në Sistemin e Qarkullimit të Dokumentave me Nënshkrim Elektronik (SQDNE);
k) Kryen detyra të tjera administrative që mund t’i kërkohen nga kryetari i zyrës
1. Kushtet që duhet të plotësojnë kandidati:
1. Të jenë shtetas shqiptar;
2. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të zotërojnë gjuhën shqipe në të folur dhe të shkruar;
4. Të jenë në kushtet shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrave përkatëse;
5. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë;
6. Të mos jetë në ndekje penale.
7. Të mos ketë detyrime përmbarimore.
8. Të kenë zotërojë minimalisht diplomën “Bachelor” e Arsimit të Lartë, në fushën e shkencave shoqërore,
9. Të kenë aftësi të mira komunikuese.
10. Të respektojnë etikën dhe komunikimin me qytetarët që drejtohen pranë institucionit;
11. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi ose të mos jetë larguar me masë displinore “Shkarkim nga detyra” që nuk është shuar sipas ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës Republikës së Shqipërisë”.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
1. Kërkesë për aplikim për pozicionin;
2. Curricilum Vitae
3. Fotokopje e noterizuar e diplomës (perfshirë edhe diplomën bachelor).Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njësimi nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve).
4. Çdo dokument tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës, listë notash, trajnime , kualifikime , vlerësime pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
5. Fotokopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën e punës).
6. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
7. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
9. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit, që nuk ka çështje penale në ngarkim
10. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit, që nuk ka çështje penale në ngarkim
11. Vërtetim për detyrimet përmbarimore.
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PRAPRAK.
Në datën 16.01.2026, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit do të njoftojë elektronikisht të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret për kualifikim, si dhe do të njoftojë datën, orën dhe vendin e saktë ku do të zhvillohet provimi me shkrim si dhe intervista.
Si dhe në të njejtën datë do të njoftohen edhe kandidatët që nuk plotësojnë kriteret e pranimit në mënyrë elektronike për shkaqet e moskualifikimit.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA.
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
· Njohuritë mbi ligjin nr.9154, datë 6.11.2003 “Për Arkivat” i ndryshuar · Njohuritë mbi ligjin Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit” i ndryshuar
· Njohuritë mbi ligjn nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
· Njohuritë mbi ligjin 8/2023 “Për Organizmin dhe Funksionimin e Shërbmit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”
· Urdhëra, udhëzime të nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a) Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës.
b) Eksperiencën e tyre të mëparshme.
c) Motivimin,aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Dokumentat duhet të dorëzohen dorazi ose nëpërmjet postës zyrtare deri në datën 16.01.2026, në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit me adresë: sheshi “Mustafa Qemal Ataturku”, Njësia Administrative nr. 7, kryqëzimi 21 dhjetorit, Tiranë.

