Publikuar më: 26/02/2026

NJOFTIM PËR POZICIONIN VAKANT “MAGAZINIER, SEKTORI I BUXHETIT, FINANCËS DHE SHËRBIMEVE NË ZYRËN PËRMBARIMORE TIRANË

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit shpall njoftimin për personat e interesuar për pozicionin:

1 (një) Magazinier Sektori i Buxhetit, Finance dhe Shërbimeve, Zyra Përmbarimore  Tiranë.

  • Kategoria e pagës: Klasa IV (sipas VKM nr. 326, datë 31.05.2023, i ndryshuar)
  • Lloji i punës: Punë me kohë të plotë (8 orë në ditë, me afat të caktuar)

Detyrat kryesore:

Administron dhe dokumenton lëvizjen e vlerave materiale dhe harton dokumentacionin përkatës, lëshon fletëhyrje, pasi të jetë bërë më parë verifikimi fizik i sasisë, i cilësisë dhe i çmimit;

Evidenton në kartelat e magazinës fletë-hyrjet dhe fletë-daljet dhe bën rakordimin e tyre me kartelat e llogarisë;

Ndan sipas planit dhe normativave të miratuara karburantin dhe çdo muaj përpilon pasqyrën përmbledhëse të shpërndarjes;

Evidenton mallrat me qarkullim të ngadalshëm dhe informon për to;

Për mallrat me përdorim të gjerë, informon vazhdimisht mbi gjendjen e tyre në magazinë duke bërë parandalimin e mungesës së tyre;

Përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe sistemimin e vlerave materiale që ka në ngarkim;

Gjatë kryerjes se detyrës, lidhur me administrimin, ruajtjen dhe dokumentimin e  vlerave  materiale, mban përgjegjësi sipas kuadrit ligjor në fuqi;

Kryen daljen e aktiveve nga magazina mbi bazën e urdhër-dorëzimit, fletë kërkesës, planit të shpërndarjes e kartelës limit dhe dokumentohet me fletëdaljen ose me dokument tjetër të njehsuar me të sipas specifikave të aktiveve;

Dorëzon te nëpunësi përgjegjës për financat e njësisë nga një kopje origjinale për fletëhyrjet, faturën e furnizuesit (shitësit), si dhe fletëdaljen, si dhe hedh në kartelat e magazinës lëvizjet përkatëse në sasi dhe në vlerë sipas afateve të përcaktuara nga njësitë publike në funksion të specifikës së aktivitetit të tyre;

Çdo muaj mbahet procesverbal mbi përcaktimin e gjendjes së vlerave monetare në arkë, letrave me vlerë midis nëpunësit zbatues dhe punonjësit me përgjegjësi materiale.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidati:

  1. Të jenë shtetas shqiptar;
  2. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojnë gjuhën shqipe në të folur dhe të shkruar;
  4. Të jenë në kushtet shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrave përkatëse;
  5. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë;
  6. Të kenë zotërojë minimalisht diplomën e Arsimit të Mesëm.
  7. Të kenë aftësi të mira komunikuese.
  8. Të respektojnë etikën dhe komunikimin me qytetarët që drejtohen pranë institucionit;
  9. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi ose të mos jetë larguar me masë displinore “Shkarkim nga detyra” që nuk është shuar sipas ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës Republikës së Shqipërisë”.

 

Në datën 06.03.2026, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit do të njoftojë elektronikisht kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret për kualifikim.

Si dhe në të njejtën datë do të njoftohen edhe kandidatët që nuk plotësojnë kriteret e pranimit në mënyrë elektronike për shkaqet e moskualifikimit.

Dokumentat duhet të dorëzohen dorazi ose nëpërmjet postës zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit me adresë sheshi. “Mustafa Qemal Ataturku”, Njësia Administrative nr. 7, kryqëzimi 21 dhjetorit, Tiranë, deri në datën 05.03.2026.

 

Shkarko materialin e plotë