Publikuar më: 02/02/2026
NJOFTIM PËR POZICIONIN VAKANT “INSPEKTOR” NË DREJTORINË E INSPEKTIMIT/DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PËRMBARIMIT
Në mbështetjë të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 8/2023 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, Urdhërit të Kryeministrit Nr. 117, date 26.08.2025 “Për disa ndryshime në Urdhërin nr.222, datë 14.12.2023 të Kryeministrit, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, si dhe Udhërit Nr.128, datë 14.10.2025 “Për miratimin e metodologjisë së vlerësimit të kandidatëve punonjës pranë Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”. Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit shpall në faqen zyrtare të saj njoftimin për personat e interesuar për pozicionin:
1 (një) Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit/Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit.
➤ Kategoria e pagës: Klasa III-1 (sipas VKM nr. 325, datë 31.05.2023, i ndryshuar)
➤ Lloji i punës: Punë me kohë të plotë (8 orë në ditë, me afat të caktuar)
Detyrat kryesore:
a) hartimi i dokumenteve përgatitore gjatë fazës së shqyrtimit fillestar, verifikimit dhe hetimit disiplinor rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore të përmbaruesve gjyqësor shtetëror;
b) mbledhjen e të dhënave dhe vlerësimin e çdo informacioni ose akti që çmon se është ose mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e detyrës, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative, ligjin nr. 8/2023 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, urdhrat dhe udhëzimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Përmbarimit:
c) kryen evidentimin e fakteve dhe mbi veprimtarinë konkrete të përmbaruesve gjyqësor shtetëror, duke përgatitur relacionet përkatëse sipas orientimeve të Drejtorit të Inspektimit
d) kryen verifikimin e problematikave apo informacioneve të lidhura me çështjen, të përcjella nga Kryetarët e Zyrave Përmbarimore vendore si dhe përmbaruesit gjyqësor
e) merr pjesë dhe harton procesverbale për marrjen në pyetje të përmbaruesve gjyqësor shtetëror, dëshmitareve apo personave të tjerë si dhe proces-verbale për kryerjen e veprimeve të tjera verifikuese;
f) kryen të gjitha detyrat e ngarkuara nga eprorët si dhe Rregullorja e Brendshme e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor.
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PRAPRAK.
Në datën 09.02.2026 Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit do të njoftojë elektronikisht të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret për kualifikim, si dhe do të njoftojë datën, orën dhe vendin e saktë ku do të zhvillohet provimi me shkrim si dhe intervista.
Si dhe në të njejtën datë do të njoftohen edhe kandidatët që nuk plotësojnë kriteret e pranímit në mënyrë elektronike për shkaqet e moskualifikimit.

