Publikuar më: 18/11/2025

Njoftim për pozicion vakant

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Njoftim për pozicionin ”Specialist Financë/Buxheti/Arkiv/Protokoll” Zyrën Përmbarimore Gjyqësore Durrës.

Pozicioni është me kohë të plotë (8 orë në ditë)

Kategoria e pagës: Klasa VI-2.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të zotërojë gjuhën shqipe në të folur dhe të shkruar;
4. Të jetë në kushtet shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrave përkatëse;
5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
6. Të zotërojë minimalisht diplomën “Bachelor” e Arsimit të Lartë, në fushën e shkencave ekonomike, dega Finance-Kontabilitet.
7. Të ketë përvojë pune mbi 3 (tre) vjeçare në fushën ekonomike dhe financiare.
8. Të ketë aftësi të mira komunikuese;
9. Të respektojë etikën dhe komunikimin me qytetarët që drejtohen pranë institucionit:
10. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi ose të mos jetë larguar me masë displinore “Shkarkim nga detyra” që nuk është shuar sipas ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës Republikës së Shqipërisë”.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen dorazi ose nëpërmjet postës zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit me adresë: sheshi “Mustafa Qemal Ataturku”, Njësia Administrative nr. 7, kryqëzimi 21 dhjetorit, Tiranë, deri në datën 24.11.2025.

Më poshtë bashkëlidhet njoftimi zyrtar për të gjithë të interesuarit.

Shkarko këtu materialin e plotë