Publikuar më: 29/05/2025

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në datën 28 maj 2025 u firmos marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit, e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Z. Ergys Qirici, dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, e përfaqësuar nga Drejtuesi Administrativ, Z. Eris Sheshi.

Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin institucional në funksion të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe përmbushjes së misionit të përbashkët për një sistem drejtësie më efikas, më të aksesueshëm dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, palët angazhohen:

• të shkëmbejnë informacion mbi adresat e qytetarëve të përfshirë në proceset e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore;

• të njoftojnë personat nën mbikëqyrje për detyrimet që rrjedhin nga këto vendime;

• të informojnë dhe ndërgjegjësojnë këta individë mbi mundësinë e shlyerjes së shpenzimeve gjyqësore pranë Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror;

• si dhe të koordinojnë veprimet përmbarimore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap konkret drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve të drejtësisë, duke kontribuar në garantimin e një sistemi më transparent dhe më të ndjeshëm ndaj nevojave të qytetarëve.