Në vijim të takimeve me ekspertët e Misionit Euralius V, në datë 03.09.2019 në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit, u organizua një tryezë diskutimi mbi problematikat e hasura dhe nevojat për ndryshim të Ligjit nr.8730, datë 10.01.2001: ‘‘Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor’’.
Në këtë tryezë morën pjesë eksperti ndërkombëtar i Euralius V, Z. Renẽ Van Veen dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit, u diskutua gjërësisht dhe u kërkua asistencë konkrete e këtyre ekspertëve me përfaqësues të grupit të punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit, të ngritur për këtë qëllim.