Ankande

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Ankandet e Zyrave Përmbarimore Shtetërore zhvillohen sipas dispozitave ligjore përkatëse nga përmbaruesi gjyqësor për shitjen e sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme të debitorit, të cilat janë sekuestruar për të garantuar ekzekutimin e detyrimit të përcaktuar në vendimin e gjykatës apo të titujve të tjerë ekzekutivë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të pjesëmarrësve në procedurën e ankandit.
Përmbaruesi gjyqësor, gjatë zhvillimi të procedurës së ankandit, udhëhiqet nga parimet e ligjshmërisë, garantimit të të drejtave të kreditorit, barazisë përpara ligjit, mosdiskriminit, transparencës dhe garantimit të procesit të rregullt ligjor. Përmbaruesi gjyqësor është përgjegjës për realizimin e ankandit në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile si dhe të rregullave të përcaktuara në Udhëzimin nr. 5 të K.M., datë 12.12.2012.


Njoftime
  • Analiza Statistikore-Janar 2026 Më shumë...
  • NJOFTIM PËR POZICIONIN VAKANT “MAGAZINIER, SEKTORI I BUXHETIT, FINANCËS DHE SHËRBI... Më shumë...
  • Urdhër nr. 290 Prot., nr. 33, date 19.02.2026 “Për raportimin mujor dhe prog... Më shumë...
  • Raporti Vjetor për uljen e numrit të dosjeve përmbarimore të mbartura të Shërbimit... Më shumë...
  • Njoftim Më shumë...