Publikuar më: 24/09/2026

SHPALLJE PËR NEVOJËN PËR TRANSFERIM TË PËRKOHSHËM TË PËRMBARUESIT GJYQËSOR SHTETËROR

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ø Transferimi i përkohshëm do të kryhet në Zyrën Përmbarimore Vendore Mat.

Ø Periudha e transferimit të përkohshëm parashikohet të jetë jo më shumë se 6 (gjashtë) muaj , në varësi të nevojës dhe situatës konkrete të Zyrës Përmbarimore Vendore Mat.

Ø Përmbaruesit gjyqësorë shtetërorë që janë të interesuar për transferim të përkohshëm në Zyrën Përmbarimore Vendore Mat, ftohen të paraqesin pëlqimin e tyre me shkrim.

Ø Pëlqimi duhet të paraqitet brenda datës 01.10.2026, ora 16:00.

Afati i mësipërm është jo më i shkurtër se 7 ditë kalendarike nga publikimi i këtij njoftimi, datë 24.09.2026, në përputhje me nenin 5, pika 3, shkronja “ç”, të Rregullores.

Ø Pëlqimit me shkrim duhet t’i bashkëlidhet dokumentacioni shoqërues, i cili nuk mund të administrohet kryesisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, konkretisht:

· pëlqimi i shprehur me shkrim për transferim të përkohshëm; [dokumentacioni tjetër, nëse kërkohet].

Ø Pëlqimi dhe dokumentacioni shoqërues duhet të paraqiten në:

Adresën postare Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit Sheshi “Qemal Mustafa Ataturk”, Tiranë ose në adresën elektronike: info@dpp.gov.al

 

 

Ø Transferimi i përkohshëm, si rregull, kryhet me pëlqimin e përmbaruesit gjyqësor shtetëror që transferohet. Në rast se, brenda afatit të përcaktuar në këtë njoftim, asnjë përmbarues gjyqësor shtetëror nuk paraqet pëlqimin për transferim, transferimi i përkohshëm mund të kryhet edhe pa pëlqim, në përputhje me nenin 6, pika 2, të Rregullores.Klikoni këtu për materialin e plotë