Publikuar më: 31/08/2026
NJOFTIM PËR 2 (DY) POZICIONE VAKANTE “INSPEKTOR” NË DREJTORINË E INSPEKTIMIT/DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PËRMBARIMIT
Në mbështetjë të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 8/2023 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, Urdhërit të Kryeministrit Nr. 120 datë 19.06.2026 “Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror” si dhe Urdhër nr.128, datë 14.10.2025 “Për miratimin e metodologjisë së vlerësimit të kandidatëve punonjës pranë Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit shpall në faqen zyrtare të saj njoftimin për personat e interesuar për pozicionin:
Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit/Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit.
➤ Kategoria e pagës: Klasa III-1 (sipas VKM nr. 325, datë 31.05.2023, i ndryshuar)
➤ Lloji i punës: Punë me kohë të plotë (8 orë në ditë, me afat të caktuar)
Detyrat kryesore:
a) hartimi i dokumenteve përgatitore gjatë fazës së shqyrtimit fillestar, verifikimit dhe hetimit disiplinor rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore të përmbaruesve gjyqësor shtetëror;
b) mbledhjen e të dhënave dhe vlerësimin e çdo informacioni ose akti që çmon se është ose mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e detyrës, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative, ligjin nr. 8/2023 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”, urdhrat dhe udhëzimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Përmbarimit;
c) kryen evidentimin e fakteve dhe mbi veprimtarinë konkrete të përmbaruesve gjyqësor shtetëror, duke përgatitur relacionet përkatëse sipas orientimeve të Drejtorit të Inspektimit
d) kryen verifikimin e problematikave apo informacioneve të lidhura me çështjen, të përcjella nga Kryetarët e Zyrave Përmbarimore vendore si dhe përmbaruesit gjyqësor; Shkarko këtu materialin e plotë

