Publikuar më: 15/12/2025

Njoftim mbi Rregulloren “Për parandalimin e konfliktit të interesit dhe për deklarimin e pasurive në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”.

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

–  Me urdhër nr. 171 datë 15.12.2025 është miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit Rregullorja “”Për parandalimin e konfliktit të interesit dhe për deklarimin e pasurive në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”.
Qëllimi i kësaj rregulloreje është garantimi i një vendimmarrjeje të paanshme, transparente, në interesin më të mirë te mundshëm të publikut nga zyrtarët e Shërbimit Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror si dhe përcaktimi i rregullave, mjeteve, procedurave, përgjegjesive dhe kompetencave për identifikimin, deklarimin, regjistrimin, trajtimin, zgjidhjen dhe marrjen e masave ndëshkuese ne rastet e konfliktit të interesave.
– Me urdhër nr. 170 datë 15.12.2025 është miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit Rregullorja “Për mbrojtjen, përpunimin dhe sigurinë e të dhënave përsonale në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror”.
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i procedurave organizative e teknike për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurisë, ruajtjes dhe administrimit të të dhënave personale nga struktura përkatëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Përmbarimit. Kjo rregullore përdoret për të gjitha të dhënat e përpunuara nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe legjislacionin që përcakton objektin e veprimtarisë së shërbimit.