Publikuar më: 03/11/2025
NJOFTIM PËR QYTETARËT
Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit informon qytetarët se, gjatë periudhës së fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, që do të zhvillohen më 9 nëntor 2025, në territorin e Bashkive Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, çdo qytetar është i lutur të raportojë çdo ankesë apo shqetësim që lidhet me respektimin e rregullave dhe detyrimeve nga punonjesit e Zyrave Përmbarimore në Berat, Gjirokaster, Elbasan, Mat dhe Vlorë.
Pika zyrtare e kontaktit është adresa e e-mailit: info@dpp.gov.al.
Ky njoftim bëhet me qëllim garantimin e transparencës, integritetit dhe respektimit të standardeve ligjore gjatë periudhës zgjedhore.

