Publikuar më: 01/08/2025

Njoftim për shpallje kandidature për pozicionin e Inspektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, në zbatim të Udhëzimit nr. 6, datë 30.6.2023, të Ministrit të Drejtësisë, shpall thirrjen për paraqitjen e kandidaturave për pozicionin e inspektorit në strukturën përgjegjëse për inspektimin.

Kandidatët duhet të jenë përmbarues gjyqësorë shtetërorë dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara në udhëzim. Kandidatët nuk duhet të:
  1. Jenë në periudhë prove
  2. Të kenë më pak se 2 vite përvojë pune
  3. Të kenë masë disiplinore në fuqi
  4. Të jenë kryetarë zyre përmbarimore.
  5. Të jetë i transferuar përkohësisht
  6. Të mos sjelli mungesë efiçence në funksionimin e zyrës ku është i emëruar.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
  • Kërkesë me shkrim për komandim në pozicionin e inspektorit;
  • Jetëshkrim (CV), ku pasqyrohen të dhënat mbi përvojën dhe përmbushjen e kritereve;
  • Akti i emërimit si përmbarues gjyqësor shtetëror;
  • Rekomandime për aftësitë organizative, komunikuese dhe të punës në grup;
  • Dokumente të tjera që vërtetojnë përmbushjen e kritereve të komandimit.
Afati për aplikim është 15 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi.
Dokumentet dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit, sipas afatit të përcaktuar.