Publikuar më: 27/06/2025
Takim për analizen e punës së Zyrave Përmbarimore Vendore Janar-Maj 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshem z. Ergys Qirici, zhvilloi një takim pune me Kryetarët e Zyrave Vendore Përmbarimore për të analizuar performancën mujore të zyrave për periudhën janar-maj 2025, në funksion të ekzekutimit të titujve ekzekutiv.
Këto analiza do të zhvillohen çdo 3 muaj për të përmirësuar shërbimin përmbarimor të cilat do të shërbejnë për:
• Vlerësimin e treguesve kryesorë të performancës sipas të dhënave statistikore dhe financiare;
• Identifikimin e problematikave të hasura në terren dhe gjatë inspektimeve;
• Propozimin e zgjidhjeve konkrete për përmirësim.
Masat e parashikuara në këtë plan rrjedhin nga objektivat dhe prioritetet e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030 dhe synojnë përmirësimin e eficiencës, transparencës dhe mbikëqyrjes në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.
Në përfundim të takimit, z.Qirici kërkoi:
• Angazhim maksimal në zbatimin e misionit të Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror;
• Rritje të transparencës dhe efikasitetit në veprimet procedurale;
• Zbatim me përpikmëri të planeve të miratuara;
• Rritje të numrit të titujve të ekzekutuar me zgjidhje ligjore, në përputhje me Strategjinë Sektoriale të Drejtësisë;
• Evidentimin e problematikave dhe propozimin e zgjidhjeve përkatëse nga çdo zyrë për analizën e ardhshme.