Shpallje me datë 25.10.2018

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror, bazuar në ligjin nr. 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor», i ndryshuar, si dhe Urdhërit të Kryeministrit nr. 25, datë 06.03.2017 «Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», shpall vendet e lira në pozicionin e përmbaruesit gjyqësor,  si më poshtë:

  • Zyra Përmbarimore Durrës                      1 (nje) vend vakand
  • Zyrën Përmbarimore Elbasan                  1 (nje) vende vakand
  • Zyra Përmbarimore Gjirokastër              1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Korçë                        1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Lezhë                        1(një) vende vakand
  • Zyra Përmbarimore Lushnjë                    1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Sarandë                    1 (një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Shkodër                   2 (dy) vende vakante
  • Zyra Përmbarimore Vlorë                         1(një) vend vakand
  • Zyra Përmbarimore Tiranë                       5 (pesë) vende vakante

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

  • Të ketë kryer arsimin e lartë juridik.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të gëzojë figurë të pastër morale.
  • Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë.
  • Të mos jetë i larguar nga administrata publike për shkelje disiplinore brenda një afati prej 3 vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore është kryer gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë gjyqësore, noter ose avokat, afati është 5 vjet.

PARAQITJA E DOKUMENTAVE

Kandidatët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Gjyqësor brenda datës 05.11.2018, dokumentat (në origjinal ose kopje te noterizuar) si vijon:

  1. Kërkesë për aplikim, (numër telefoni apo adresë për t’u kontaktuar).
  2. CV-në dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional.
  3. Diplomë dhe listë e notave.
  4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor.
  5. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit.
  6. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit.
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore.
  8. Dokument identiteti.
  9. Librezë e punës (nëse ka).

Bazuar në nenin 15, pika 2, të ligjit nr. 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», i ndryshuar, pranimi në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror bëhet me konkurs.

Këshilli i Përmbarimit ndjek procedurat e paraqitjes, të përzgjedhjes, të vlerësimit të kandidaturave dhe mendimin e vet i’a paraqet Ministrit të Drejtësisë brenda 15 ditëve.

— – – – – – – – – – – — – – – – – – – – – – — – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror, bazuar në ligjin nr. 8730, datë 18.01.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor”, i ndryshuar, si dhe Urdhërit të Kryeministrit nr. 25, datë 06.03.2017 “Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, shpall vendet e lira në pozicionin e përmbaruesit gjyqësor, si më poshtë:

  • Përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Berat 1 (nje) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Lezhë 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Lushnjë 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Kavajë 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Kukës 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Pogradec 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Vlorë 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Durrës 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Sarandë 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Gjirokastër 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Elbasan 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Fier 2 (dy) vend vakande.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Korçë 1 (një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Kurbin 1(një) vend vakand.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Shkodër 2 (dy) vende vakande.
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Tiranë 3 (tre) vende vakande.

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

  • Të ketë kryer arsimin e lartë juridik.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të gëzojë figurë të pastër morale.
  • Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë.
  • Të mos jetë i larguar nga administrata publike për shkelje disiplinore brenda një afati prej 3 vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore është kryer gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë gjyqësore, noter ose avokat, afati është 5 vjet.

PARAQITJA E DOKUMENTAVE

     Kandidatët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Gjyqësor brenda datës 25.06.2018, dokumentat  (në origjinal ose kopje te noterizuar) si vijon:

  1. Kërkesë për aplikim, (numër telefoni apo adresë për t’u kontaktuar).
  2. CV-në dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional, çertifikatë kompjuteri (e noterizuar).
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave.
  4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor.
  5. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit.
  6. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit.
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore.
  8. Dokument identiteti.
  9. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka).