Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror, bazuar në ligjin nr. 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor », i ndryshuar, si dhe Urdhërit të Kryeministrit nr. 25, datë 06.03.2017 «Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», shpall vendet e lira ne pozicionin e përmbaruesit gjyqësor, si më poshtë:

  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Durrës 2 (dy përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Elbasan 2 (dy përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Fier 1 (një përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Kavajë 1 (një përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Korçë 1 (një përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Kukës 1 (një përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Kurbin 1(një përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Lezhë 2 (dy përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Lushnjë 1 (një përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Pogradec 1 (një përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Sarandë 1 (një përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Shkodër 2 (dy përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Vlorë 1 (një përmbarues gjyqësor).
  • Përmbarues gjyqësor në  Zyrën Përmbarimore Tiranë 5 (pesë përmbarues gjyqësor).

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

  • Të ketë kryer arsimin e lartë juridik.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të gëzojë figurë të pastër morale.
  • Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë.
  • Të mos jetë i larguar nga administrata publike për shkelje disiplinore brenda një afati prej 3 vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore është kryer gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë gjyqësore, noter ose avokat, afati është 5 vjet.

PARAQITJA E DOKUMENTAVE

 Kandidatët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Gjyqësor brenda datës 29.03.2017, dokumentat  (në origjinal ose kopje te noterizuar) si vijon:

  1. Kërkesë për aplikim, (numër telefoni apo adresë për t’u kontaktuar).
  2. CV-në dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional, çertifikatë kompjuteri (e noterizuar).
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave.
  4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor.
  5. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit.
  6. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit.
  7. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore.
  8. Dokument identiteti.
  9. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka).

Bazuar në nenin 15, pika 2, të ligjit nr. 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», i ndryshuar, pranimi në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror bëhet me konkurs.

Këshilli i Përmbarimit ndjek procedurat e paraqitjes, të përzgjedhjes, të vlerësimit të kandidaturave dhe mendimin e vet i’a paraqet Ministrit të Drejtësisë brenda 15 ditëve.

 

 

Njoftohen të gjithë aplikantët për vendet vakante në Zyrën Përmbarimore Tiranë dhe Zyra Përmbarimore Pukë, të paraqiten për intervistë pranë Ministrisë së Drejtesisë më dt. 02.03.2016, në orën 10:30

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor, bazuar në Ligjin  Nr. 8730, datë 18.01.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, shpall vendet e lira në pozicionin e përmbaruesit gjyqësor, si më poshtë:

  • Përmbarues Gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Tiranë 1 (një përmbarues).
  • Përmbarues Gjyqësor në Zyrën Përmbarimore Pukë 1 (një përmbarues).

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

 Të ketë mbaruar Fakultetin e Drejtësisë;

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të gëzojë figurë të pastër morale.
  • Të mos jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të

formës së prerë;

  • Të mos jetë i larguar nga administrata publike për shkelje disiplinore brënda një afati prej 3 vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore është kryer gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë gjyqësore, noter ose avokat, afati është 5 vjet.

 PARAQITJA E DOKUMENTAVE

 Kandidatët duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Gjyqësor, brënda datës 17.02.2015, dokumentat (në 2 kopje) si vijojnë:

  1. Kërkesë për aplikim, (numër telefoni apo adresë për t’u kontaktuar).
  2. CV-në  dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional, çertifikatë kompjuteri (e noterizuar).
  3. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave;
  4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor;
  5. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit;
  6. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit;
  7. Vërtetim i Gjëndjes Gjyqësore;
  8. Dokument identiteti;
  9. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka).

Bazuar në nenin 15, pika 2 të Ligjit Nr. Nr. 8730, datë 18.01.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, pranimi në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor bëhet me konkurs.

Këshilli i Përmbarimit ndjek procedurat e paraqitjes, të përzgjedhjes, të vlerësimit të kandidaturave dhe mendimin e vet i’a paraqet Ministrit të Drejtësisë brënda 15 ditëve.