Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor varet nga Ministri i Drejtësisë dhe organizohet në nivel qendror dhe vendor, si vijon:

a) Drejtoria e Përgjithshme përbën nivelin qendror të organizimit.

b) Zyrat përmbarimore, brenda juridiksionit të çdo rrethi gjyqësor të shkallës së parë, përbëjnë nivelin vendor të organizimit dhe varen administrativisht nga Drejtoria e Përgjithshme.