Shërbimi Përmbarimor në Republikën e Shqipërisë është një institucion me karakter detyrues që ka për mision ekzekutimin e detyrueshem të titujve ekzekutiv, sipas rregullave proceduriale të përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile.

Dalja e ligjit te ri nr. 8730 për “Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, është një nga elementet e rëndësishëm të procesit të reformave ligjore dhe institucionale në fushën e drejtesisë në të gjithë komponentet e saj. Në këtë veshtrim ky ligj është një kontribut me vlerë në plotësimin e kuadrit ligjor të organizimit dhe funksionimit të veprimtarisë përmbarimore në fushën e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore dhe titujve të tjerë ekzekutiv si një hap i rëndesishëm për përmisimin e këtij shërbimi.

Ky shërbim që përbën shkallën e dytë të procesit të dhënies së të drejtës dhe pikerisht atë të materializimit të saj në një mënyrë konkrete e cila qëndron me afër dhe në kontakt të drejtperdrejte me palën kreditore dhe me palët e një procesi civil në përgjithësi, duhet të karakterizohet nga parime të tilla si ndershmëria, profesionalizmi dhe autoriteti shtetëror që gjejnë shprehjen e vet edhe në këtë ligj.

Në drejtim, të detyrave që ka shtruar ky ligj, një prej të cilave është dhe dalja e akteve nënligjore, nga ana e Drejtorise së Përgjithshme të Përmbarimit janë propozuar si dhe kanë marrë miratimin përkatës nga Ministri i Drejtesise një sërë aktesh nënligjore siç janë:

Rregullorja e Brendshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor, e cila përshkruan marrëdhëniet e punës në çdo sektor dhe hallkë të këtij shërbimi.

  1. Rregullorja e Brendshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor, e cila përshkruan marrëdhëniet e punës në çdo sektor dhe hallkë të këtij shërbimi.
  2. Sistemi i Vlerësimit të përmbaruesit gjyqësor, i cili jep një kontribut me vlerë, në drejtim të karierës në këtë shërbim nëpërmjet vleresimit te pervitshem te punes bazuar ne kritere si vellimi, cilësia dhe shpejtësia, gjatë ekzekutimit të titujve ekzekutive nga përmbaruesi gjyqësor.
  3. Urdhra dhe Udhëzime, në drejtim të unifikimit të veprimeve proceduriale dhe financiare.