Në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 8730, datë 18.01.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, i ndryshuar, si dhe Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Përmbarimit, miratuar me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë nr. 594, date 01.02.2005, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit:
Njofton:
Në përfundim të procedurave të konkurimit për 9 (nëntë) pozicionet vakante për përmbarues gjyqësor në shërbimin përmbarimor gjyqësor shtetëror, të zhvilluar më datë 30.07.2020, shpallen fitues, kandidaturat si më poshtë:
• Znj. Aulona Levani, Z. Fatjon Goxhaj, Z. Ermal Arapi dhe Z. Nelson Sulaj për 4 (katër) vendet vakante për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore, Tiranë.
• Z. Bardhyl Belegu dhe Z. Hasan Dervishi për 2 (dy) vendet vakante për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore, Durrës.
• Z. Endrin Kashari për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore, Elbasan.
• Znj. Blerta Nisllaj për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore, Sarandë.
• Znj. Anisa Seferi për vendin vakand për përmbarues gjyqësor në Zyrën Përmbarimore, Shkodër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *