DSC_0751Jetëshkrimi i z. Piro Lutaj

Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror

Z.Piro Lutaj lindi në Mallakastër, më 27 Gusht 1959.

Ai është i martuar me znj.Klarida dhe ka një vajzë Eanda dhe një djalë Donald.

Në vitin 1982 z. Lutaj u diplomua në Akademinë e Lartë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë.

Më pas në vitin 1992  u diplomua në Akademinë e Lartë të Policisë  në Tiranë.  Ndërsa në vitin 2001 realizoi kualfikimin pasuniversitar Master Shkencor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Përkatësisht në vitet 1999-2001, z.Lutaj ka ndjekur kursin dy vjecar të Shtatmadhorisë, Akademia e Mbrojtjes Tiranë.

Në vazhdimësi,  në vitin 2002 ai ndoqi studimet në Kolegjin e Lartë të Politikave të Sigurimit Kombëtar.

Më pas në 2004 në Shkodër u diplomua me titullin “Jurist” pranë Fakultetit të Drejtësisë.

Krahas arsimimit, kualifikimet  e z. Lutaj janë pasuruar dhe me trajnime brenda dhe jashtë vendit (Europë dhe ShBA), në fushën e cështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Fillimet e karrierës së tij nisin qysh prej vitit 1983  ku është titulluar oficer aktiv dhe ka shërbyer në strukturat në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes në Pukë, Tropojë, Vlorë dhe Fier, deri në Qershor 1994.

Më pas gjatë periudhës  1994-1999 z. Lutaj ka qënë shef  dege,   zv.drejtor dhe drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes.

Për rreth  katër vjet ai ka qenë Drejtor i Policisë së Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë (2001-2005).

Z.Lutaj ka dhënë kontributin e tij si ligjvënës për tri mandate, deputet në Kuvëndin e Shqipërisë (2005-2017).

Së fundmi, krahas karrierës së tij të suksesshme, me Urdhër të Kryeministrit nr.1 date 08/01/2018, z. Piro Lutaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i  Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.

Ai zotëron gjuhën angleze dhe serbo-kroate.