Veprimtaria e ekzekutimit të titujve ekzekutivë për periudhën Janar – Nëndor 2015 për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.

 -I nderuar Z. Philippe Perreve,

Drejtor në Ministrinë e Drejtësisë Franceze për Kontrollin dhe Monitorimin e Profesioneve të Lira

 -I nderuar Z. Paul Rochard,

Përmbarues francez, ish-president i Dhomës franceze të Përmbaruesve

 -I nderuar Z. Dominique Durant,

Këshilltar ë përhershëm i projektit të BE për përmbarimin

 Duke patur kënaqësinë e prezencës tuaj në këtë analizë të veprimtarisë së ekzekutimit të titujve ekzekutivë me lejoni të përsëris falenderimet e mia për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e strukturave bashkëpunuese për përmirësimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.

 Programi i projektit të binjakëzimit, në fakt është një koncept, i cili evoluon dhe është një rritje e planifikuar e përpjekjeve bashkëpunuese për vendosjen e parimit të zbatimit të ligjit në veprimtarinë e ekzekutimit të titujve ekzekutivë.

 Rekomandimet e eksperteve do të përbëjnë një mbështetje të fuqishme pranë Qeverisë Shqiptare për mirëfunksionimin e mëtejshëm të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, të cilat më pas do të përbëjnë pika referimi në veprimtarinë e këtij shërbimi.

 Ky lloj i qasjes praktike, pragmatike dhe trajnimit, të ofruar nga ky program, shpresojmë që në një afat të shkurtër do të krijojë dallim në ngritjen e aftësive dhe kapacitetit të sistemit të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor në tërësi dhe kryesisht atij Shtetëror.

 Gjithsesi, përmirësimi i performancës së këtij shërbimi nëpërmjet ekzekutimit në kohë të titujve ekzekutivë dhe rritjes së nivelit të ekzekutimit

të tyre, ka qënë dhe mbetet ndër politikat prioritare për Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit.

 

 

Të nderuar Kryetarë të Zyrave Përmbarimore,

 Të nderuar Përmbarues,

 Sot do të bëjmë një analizë të veprimtarisë së deritanishme të ekzekutimit të titujve ekzekutivë ofruar nga ky shërbim, të evidentojmë atë cfarë përbën arritje/sukses të punës për këtë periudhë, të metat dhe shkaqet e tyre, të evidentojmë shqetësimet që kanë ngritur qytetarët në lidhje me veprimet e kryera nga përmbaruesit në zbatim të titujve ekzekutivë etj.

 Më lejoni që nëpërmjet fakteve dhe shifrave të parashtroj veprimtarinë e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror për periudhën Janar – Tetor 2015, rezultatet e arritura, problematika e vërejtur dhe masat organizative të ndërmarra duke përcaktuar detyrat dhe objektivat që kërkohen të arrihen në të ardhmen.  

 Referuar të dhënave statistikore mbi ekzekutimin e titujve ekzekutivë rezulton si vijon:

 Ø  38 493    çështje janë regjistruar  për ekzekutim

Ø    1 993    çështje ne ekzekutim me afate të plotësuara

Ø    7 478    çështje janë ekzekutuar

Ø    1 230    çështje janë pushuar

Ø  24 524    çështje në ekzekutim brenda afateve proceduriale

Ø         53    çështje te refuzuara

Ø       515    çështje të pezulluara me vendim gjykate

Ø       242    çështje të janë pushuar për shkak të shfuqizimit të urdhërit ekzekutiv.

Ø     9465    çështje që u është dhënë zgjidhje ligjore

 Numri i çështjeve përmbarimore të ekzekutuara është 7 478, dhe e shprehur në përqindje është 84.3%, e llogaritur referuar sasisë së titujve ekzekutive të planifikuara për tu ekzekutuar për 10 mujorin, te deklaruar në politikën e programit për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shteteror.

 Për periudhën nga Janar – Tetor 2014 numri i çështjeve përmbarimore të regjistruara per ekzekutim është 30 742, të ekzekutuara është 6 251, dhe e  shprehur në përqindje është 77.5%. Ndërsa numri i çështjeve për të cilat është dhënë zgjidhje ligjore është 8042.

 Periudha
 

Ceshtje te regjist. per ekzekutim

 
 ÇZL
 

Të ekzekutuara
 

Perqindja e ekzekutimit
 

10 – mujori 2014
 

30742
 

8042
 

6251
 

77.5%
 

10 – mujori 2015
 

38493
 

9465
 

7478
 

84.3%
 

Nga sa më sipër, krahasuar me të dhënat statistikore të 10 mujorit të vitit 2014, vihet re një rritje e konsiderueshme e çështjeve të regjistruara për ekzekutim në shërbimin përmbarimor gjyqësor shtetëror, me një diferencë prej 7751 çështje më shume të regjistruara për ekzekutim në 10 – mujorin e 2015.

 

Rritje e konsiderueshshme konstatohet edhe në çështjet me zgjidhje ligjore krahasuar me të dhënat statistikore të vitit 2014, me një diferencë prej 1423 cështjesh më shumë që u është dhënë zgjidhje ligjore në vitin 2015.

 Gjithashtu, konstatohet rritje të cështjeve të ekzekutuara me një diferencë prej 1227 krahasuar me të dhënat e vitit 2014.

 Të dhëna statistikore sipas objektit të titujve ekzekutivë Janar – Tetor 2015.

 Për çështjet me palë shteti debitor rezultojnë këto të dhëna:

 Ø 1233 cështje të regjistruara për ekzekutim

Ø 896 cështje në ekzekutim

Ø 308 cështje të ekzekutuara

Ø 317 cështje që u është dhënë zgjidhje ligjor

 

 

Shteti debitor

 Periudha
 Totali i çeshtjeve

 
 Ne ekzekutim
 

ÇZL
 

Të ekzekutuara
 

10 – mujori 2015
 

1233
 

896
 

317
 

308
 

 Për çështjet me palë shteti kreditor – ATK  rezultojnë këto të dhëna:

 

Ø 1164  cështje të regjistruara për ekzekutim

Ø 1036  cështje në ekzekutim

Ø    104 cështje të ekzekutuara

Ø    126 cështje që u është dhënë zgjidhje ligjore

 

Shteti Kreditor ATK

 Periudha
 Totali i çeshtjeve

 
 Ne ekzekutim
 

ÇZL
 

Të ekzekutuara
 

10 – mujori 2015
 

1164
 

1036
 

126
 

104
 

 

Për çështjet me palë shteti kreditor – KESH  rezultojnë këto të dhëna:

 

Ø 46   cështje të regjistruara për ekzekutim

Ø 38   cështje në ekzekutim

Ø   1   cështje e ekzekutuar

Ø    2  cështje që u është dhënë zgjidhje ligjore

 

Shteti Kreditor – KESH

 

Periudha
 

Totali i çeshtjeve

 
 

Ne ekzekutim
 

ÇZL
 

Të ekzekutuara
 

10 – mujori 2015
 

46
 

38
 

2
 

1
 

 

Për çështjet me palë shteti kreditor – Firma Piramidale  rezultojnë këto të dhëna:

 

Ø 453   cështje të regjistruara për ekzekutim

Ø 433   cështje në ekzekutim

Ø   –      cështje e ekzekutuar

Ø   16   cështje që u është dhënë zgjidhje ligjore

 

 

 

Shteti Kreditor – Firma Piramidale

 

Periudha
 

Totali i çeshtjeve

 
 

Ne ekzekutim
 

ÇZL
 

Të ekzekutuara
 

10 – mujori 2015
 

453
 

433
 

16
 


 

 

Për çështjet me palë shteti kreditor – Të ndryshme rezultojnë këto të dhëna:

 

Ø 11595   cështje të regjistruara për ekzekutim

Ø   8163   cështje në ekzekutim

Ø   2847   cështje e ekzekutuar

Ø   3789   cështje që u është dhënë zgjidhje ligjore

 

 

Shteti Kreditor – Të ndryshme

 

Periudha
 

Totali i çeshtjeve

 
 

Ne ekzekutim
 

ÇZL
 

Të ekzekutuara
 

10 – mujori 2015
 

11595
 

8163
 

3789
 

2847
 

 

Për çështjet me objekt Detyrime në të Holla dhe Kontraktuale Private rezultojnë këto të dhëna:

 

Ø 3783     cështje të regjistruara për ekzekutim

Ø 3082     cështje në ekzekutim

Ø   446     cështje e ekzekutuar

Ø   675     cështje që u është dhënë zgjidhje ligjore

 

 

 

Detyrime në të Holla dhe Kontraktuale Private

 

Periudha
 

Totali i çeshtjeve

 
 

Ne ekzekutim
 

ÇZL
 

Të ekzekutuara
 

10 – mujori 2015
 

3783
 

3082
 

675
 

446
 

 

Për çështjet me objekt Gjoba penale  rezultojnë këto të dhëna:

 

Ø 19496     cështje të regjistruara për ekzekutim

Ø 12869     cështje në ekzekutim

Ø    3772    cështje e ekzekutuar

Ø    4540    cështje që u është dhënë zgjidhje ligjore

 

Gjoba penale

 

Periudha
 

Totali i çeshtjeve

 
 

Ne ekzekutim
 

ÇZL
 

Të ekzekutuara
 

10 – mujori 2015
 

19496
 

12869
 

4540
 

3772
 

 

Në totalin e cështjeve përmbarimore të deklaruara më lartë nuk janë të përfshira cështjet me objekt «takim me fëmijë» dhe «pensione ushqimore», të tilla rezultojnë të regjistruara rreth 6314 çështje.

 

Nga sa u prezantua me sipër, numrin më të lartë të çështjeve të regjistruara për ekzekutim e përbëjnë titujt ekzekutivë me objekt «gjobëpenale dhe shpenzime procedurale», «shteti kreditor», «takim me fëmijë/pension ushqimore» si dhe «detyrime në të holla dhe detyrime kontraktuale private».

 

Të dhënat statistikore për cdo zyrë vendore përmbarimore sipas pasqyrave statistikore, për periudhën Janar – Tetor 2015, lidhur me

cështje në total, cështje në ekzekutim, të ekzekutuara dhe cështje të cilave u është dhënë zgjidhje ligjore.

 

 

Zyra Përmbarimore Berat, në total ka 1545 dosje, në proces ekzekutimi 809 dosje,  të ekzekutuara tërësisht 688, si dhe me zgjidhje ligjore 736.

 

Zyra Përmbarimore Dibër, në total ka 1192 dosje, në proces ekzekutimi 729 dosje,  të ekzekutuara tërësisht 287, si dhe me zgjidhje ligjore 416.        

 

Zyra Përmabrimore, Durrës, në total ka 4209 dosje, të ekzekutuara tërësisht 460, me zgjidhje ligjore 476 si dhe në proces ekzekutimi 3730 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Elbasan, në total ka 3609 dosje, të ekzekutuara tërësisht 860, me zgjidhje ligjore 994 si dhe në proces ekzekutimi 2543 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Fier, në total ka 2091 dosje, të ekzekutuara tërësisht 524, me zgjidhje ligjore 582 si dhe në proces ekzekutimi 1476 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Gjirokastër, në total ka 946 dosje, të ekzekutuara tërësisht 227 si dhe në proces ekzekutimi 717 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Kavajë:  në total ka 817 dosje, të ekzekutuara tërësisht 112, me zgjidhje ligjore 116 si dhe në proces ekzekutimi 594 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Përmet: në total ka 205 dosje, të ekzekutuara tërësisht 108, me zgjidhje ligjore 154 si dhe në proces ekzekutimi 107 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Korçë: në total ka 2058 dosje, të ekzekutuara tërësisht 397, me zgjidhje ligjore 536 si dhe në proces ekzekutimi 1469 dosje.

 

Zyra Përmbarimore,  Krujë: në total ka 645 dosje, të ekzekutuara tërësisht 161, me zgjidhje ligjore 202 si dhe në proces ekzekutimi 416 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Kukës: në total ka 995 dosje, të ekzekutuara tërësisht 208, me zgjidhje ligjore 226 si dhe në proces ekzekutimi 750 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Kurbin: në total ka 710 dosje, të ekzekutuara tërësisht 166, me zgjidhje ligjore 191 si dhe në proces ekzekutimi 447 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Lezhë: në total ka 906 dosje, të ekzekutuara tërësisht 343, me zgjidhje ligjore 434 si dhe në proces ekzekutimi 449 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Lushnjë: në total ka 724 dosje, të ekzekutuara tërësisht 172, me zgjidhje ligjore 190 si dhe në proces ekzekutimi 516 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Mat: në total ka 719 dosje, të ekzekutuara tërësisht 113, me zgjidhje ligjore 116 si dhe në proces ekzekutimi 596 dosje.

           

Zyra Përmbarimore, Pogradec: në total ka 1224 dosje, të ekzekutuara tërësisht 205, me zgjidhje ligjore 549 si dhe në proces ekzekutimi 650 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Pukë: në total ka 538 dosje, të ekzekutuara tërësisht 110, me zgjidhje ligjore 204 si dhe në proces ekzekutimi 293 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Sarandë: në total ka 2761 dosje, të ekzekutuara tërësisht 207 si dhe në proces ekzekutimi 719 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Shkodër: në total ka 1496 dosje, të ekzekutuara tërësisht 357, me zgjidhje ligjore 543 si dhe në proces ekzekutimi 950 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Tiranë: në total ka 8319 dosje, të ekzekutuara tërësisht 1228, me zgjidhje ligjore 1332 si dhe në proces ekzekutimi 6840 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Tropojë: në total ka 297 dosje, të ekzekutuara tërësisht 98, me zgjidhje ligjore 109 si dhe në proces ekzekutimi 160 dosje.

 

Zyra Përmbarimore, Vlorë: në total ka 2487dosje, të ekzekutuara tërësisht 474, me zgjidhje ligjore 921 si dhe në proces ekzekutimi 1557 dosje.

 

 

Konstatohet ngarkesë e lartë e çështjeve në ekzekutim për zyrat përmbarimore Tiranë përkatësisht me 8319 cështje, Vlorë – 2487, Sarandë – 2761, Elbasan – 3609, Durës – 4209, Fier – 2091.

 

Kanë numër të lartë të çështjeve të ekzekutuara dhe atyre që u është dhënë zgjidhje ligjore,

 

Zyra Përmbarimore Elbasan, 860 te ekzekutuara dhe 994 me zgjidhje ligjore.

 

Zyra Përmbarimore, Përmet,  108 çeshtje të ekzekutuara dhe 154 çështje me zgjidhje ligjore

 

Zyra Përmbarimore Kurbin, 166 të ekzekutuara dhe 191 me zgjidhje ligjore

 

Zyra Përmbarimore Lezhë, 343 të ekzekutuara dhe 434 me zgjidhje ligjore

 

Zyra Përmbarimore Pogradec, 205 te ekzekutuara dhe 549 me zgjidhje ligjore. etj.

 

Zyrat Përmbarimore Berat, 688 çështje të ekzekutuara dhe 736 çështje me zgjidhje ligjore;

 

Në ekzekutimin e titujve ekzekutivë me palë kreditore – Institucionin e Prokurorisë, kryesisht me gjobat penale, shkalla e ekzekutimit të tyre është me e larta edhe per faktin e natyrës së ekzekutimit të tyre. Ekzekutimi i gjobave penale me afat është një ndër arsyet e mbartjes së tyre në vite, pasi vijimi me ekzekutimin e detyrushëm bëhet pas përfundimit të afatit të përcaktuar në vendimin gjyqësor.

 

Praktika me problematikë të vështirë, të cilat në dukje janë të njëjta nga këndvështrimi procedural me të tjerat janë edhe «pensionet ushqimore». Duke ju referuar statistikës ato janë vazhdimisht të mbartura (25 vjet nëse i referohemi Kodit të Ri të Familjes) e si të tilla ndoshta nuk llogariten si pune apo si impenjim i vlerësueshëm për përmbaruesit që i trajtojnë në vazhdimësi.

 

Në trajtimin e këtyre çështjeve është e domosdoshme interpretim i duhur i jo vetëm të dispozitave tona ligjore por edhe njohje të Konventës Europiane apo precedentëve të ndryshëm të Gjykatës Europiane.

 

Përmbaruesit gjyqësore duhet të zbatojnë dispozitat e Kodit Penal për rastet e domosdoshme që lidhen me ekzekutimin e këtyre titujve ekzekutivë, si psh, neni 124 i Kodit Penal, për braktisjen e fëmijëve, neni 125 për mosdhënie të mjeteve për jetesë fëmijëve të mitur ashtu sikundër parashikohet edhe në nenin 126 për mosnjoftimin e ndryshimit të banimit.

 

Në trajtimin e këtyre çështjeve me profesionalizëm dhe në frymë bashkëkohore, duhet të jetë i pranishëm ndikimi i specialistëve të profilit të marrëdhënieve me fëmijët, të cilët ofrojnë një ndihmë në problemet joprocedurale që ndesh përmbaruesi gjyqësore në ushtrimin e detyrës.

 

Në ekzekutimin e titujve ekzekutivë me palë kreditore Institucionet Buxhetore si dhe të shoqërive me kapital shtetëror siç janë : Agjencia e Trajtimit të Kredive, Albtelekom sha., KESH sha etj. të cilat kanë qënë një prioritet i këtij shërbimi, mendoj se ka ende vend për një organizim më efikas të veprimtarisë pëmbarimore dhe angazhim më të madh nga ana e përmbaruesve gjyqësore.

 

Sikurse jeni në dijeni, me mirëorganizim të punës nga DPP nëpërmjet marrjeve të masave për evidentimin e gjendjes juridike të të gjitha cështjeve më palë kreditore ATK, është arrtiur një efektivitet i larte nga shërbimi, cfarë e tregon vënia në ekzekutim e të gjitha dosjeve më palë kreditore Atk – në, të cilat ishin pushuar/pezulluar në vite për mungesë pasurie dhe arshivuar, natyrisht duke pasur parasysh parimet themelore të ekzekutimit që janë paanësia dhe trajtimi i barabartë i palëve në një proces civil dhe i mbështetur plotësisht në ligjin procedural. 

 

Veprimtaria administrative:

 

Në veprimtarinë administrative të zyrave përmbarimore në drejtim të organizimit dhe administrimit të tyre konstatohet, edhe pse, në mungesë të stafit ndihmës administrativ (protokoll/arshive, financier, ftues etj) është evidentuar përgjegjshmëri në mbarëvajtjen e administrimit të tyre.

 

Shperndarja e dosjeve, si një detyrë organizative e Kryetarit të Zyrës së Përmbarimit është bërë në mënyrë të drejtë për nga numri i cështjeve në ngarkim të secilit përmbarues dhe shkallës së vështirësisë që paraqesin ato.

 

Administrim i rregullt i Regjistrit Themeltar të Zyrës së Përmbarimit, si një dokument i rëndësishëm në të cilin kanë rezultuar se janë administruar sipas ligjit dhe rregullave të përcaktuara për arshivën, ku janë regjistruar të gjitha kërkesat e shoqëruara me titujt ekzekutivë përkatës, si dhe përcaktimi i përmbaruesit që ndjek zbatimin e tij. Numri qe merr dosja kur mbartet pasqyrohet në kapakun e dosjes përmbarimore si dhe data e regjistrimit  të dosjes vijon me nje korespondecë te rregullt dhe linje të qartë veprimesh.

 

Administrim i rregullt i dosjes përmbarimore konform rregullave të përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, ku të gjitha aktet janë të pasqyruara në procesverbalin e inventarizimit të dosjes përmbarimore sipas radhës se regjistrimit të kryerjes së veprimeve procedurale.

 

Hartimi i statistikës të veprimtarisë procedurale të zyrave përmbarimore përputhet me gjendjen faktike me totalin e çështjeve të regjistruara për ekzekutim, të pushuara, pezulluara dhe ekzekutuara.

 

Është evidentuar gjithashtu, që për cështjet e ekzekutuara, janë zbardhur vendimet e pushimit,  janë komunikuar palëve në proces, si dhe është bërë arshivimi i tyre sipas dispozitave të ligjit për arkivat. 

 

Aspekti Financiar

Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Shteteror pas riorganizimit të brendshëm brenda numrit të përgjithshëm të punonjësve, organizoi regjistrimin dhe dokumentimin   e aktivitetit përmbarimor në aspektin financiar në të gjitha zyrat vendore dhe kjo u shoqërua me derdhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit .

 Në vitin 2014 janë derdhur në buxhetin e Shtetit 415,660,161lekë, ndarë kjo në zërat e mëposhtëm:

Tarifa Ekzekutimi                                     362,877,038lekë

Shpenzime Proceduriale                 12,780,666lekë

Interesa nga llogaria                          6,292,736lekë

Gjoba penale                                      32,437,425lekë

Taksa Pulle                                              648,000lekë

Sekuestrime                                             624,296lekë

Buxheti faktik i SH.P.Gjyqësor për vitin 2014 është 94,500,002lekë

Në  periudhen  janar – Shtator  2015 janë derdhur në buxhetin e Shtetit 186,182,628 lekë, e ndarë kjo në zërat e mëposhtëm:

Tarifa Ekzekutimi                                       128,759,656lekë

Shpenzime Proceduriale                    12,454,905lekë

Interesa nga llogaria                              3,187,293lekë

Gjoba penale                                        41,430,773lekë

Taksa Pulle                                                350,000lekë

Buxheti faktik i SH.P.Gjyqësor për periudhen janar –Shtator  2015 është 73,722,597 lekë

 

Vlen të theksohet edhe një herë se SH.P.GJ.Shtetëror është institucion buxhetor (Financuar 100% nga Buxheti i shtetit ), e si i tillë natyrshëm duhet të shërbejë si ofrues i parë në ekzekutimin e vendimeve gjyqesore me palë Shteti Kreditor, për shkak të efekteve dukshëm  pozitive në buxhetin e shtetit, ndërkohë që në rast të zgjedhjes së Shërbimit të Permbarimit Privat buxheti do të ketë efekt negativ për arsye të shumave të parapaguara sipas pikës 4, të udhëzimit nr.1240/5, dt. 15.09.2009 “Për Caktimin e Tarifave për Shërbimet e Ofruara nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Privat”.

Gjithashu, tarifa prej 2% e aplikuar nga Përmbarimi Shtetëror, është dukshëm më e favorshme e njëkohësisht më e pranueshme nga ana e qytetarit(debitorit), duke garantuar një impakt social dukshëm më të pranueshëm sesa shërbimi alternativ.    

 

Monitorimi dhe kontrolli i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror është ushtruar nëpërmjet :

 

1-Trajtimit korrekt dhe brenda afateve të ankesave të paraqitura në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit, që i ka shërbyer përpjekjeve për

të siguruar së pari, promovimin e përgjegjshmërisë së strukturave që menaxhojnë Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, të cilat natyrshëm, kanë patur prirjen të veprojnë me profesionalizëm dhe integritet, dhe, së dyti dhënien e përgjigjeve në kohë dhe të efektshme të ankesave, që të shërbejë jo vetëm në identifikimin dhe parandalimin e shkeljeve procedurale në të ardhmen, por edhe rritjes se besimit ndaj Strukturave të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.

 

Numri në ulje i ankesave ne krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014 vë në dukje punën profesionle dhe të përgjegjshme nga ana e përmbaruesve gjyqësore, të Kryetarëve të Zyrave Përmbarimore dhe të gjithe strukturës së këtij shërbimi.

 

 

Besoj jeni të gjithë të vetëdijshm, se strukturat përkatëse pranë DPP në çdo moment kanë shërbyer njëherazi dhe si konsulent të të gjithë përmbaruesve gjyqësore shtetëror.

 

2-Eshtë realizuar mëse suksesshëm, ushtrimi i kontrollit tashmë të përfunduar në 15  zyra përmbarimore, përpilimi i akt kontrolleve dhe aplikimi i masave korigjuese dhe sanksioneve disiplinore për parregullsitë e konstatura në procedurat e ekzekutimit të titujve ekzekutivë dhe të gjithë normave të tjera që rregullojnë veprimtarinë e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror.

 

Gjithashtu, janë për tu evidentuar ndryshimet e arritura në aspektin organizativ, nëpërmjet krijimit dhe plotësimit me kapacitete profesionale të strukturave si në nivelin qëndror dhe në atë vendor. Vlen të përmendet inisiativa e përbashkët e DPP me MD për ndryshimin e strukturës të miratuar tashmë nga Kryeministri, konkretisht për plotësimin e sistemit përmbarimor me financier të shpërndarë në qarqet më kryesore, duke sjellë lehtësi dhe fleksibilitet në aspektin financiar të ekzekutimit të çështjeve përmbarimore.

 

Në aspektin infrastrukturor,  është realizuar dhe vënë në funksionim ambjenti i përshtatshëm për pritjen dhe informimin e shtetasve lidhur me kuadrin ligjor, kërkesat , ankesat për ekzekutimin e titujve ekzekutivë, si dhe realizimit të ekzekutimit të titujve ekzekutive me objekt «takim femije» në këtë ambjent, në Zyrën Përmbarimore Tiranë.

 

Është bërë e mundur përfaqësimi, mbrojtja dhe ndjekja e proceseve gjyqësore për cështje të rendësishme që janë në gjykim, me qëllim sigurimin e një qëndrimi profesional në favor të interesave të institucionit.

 

Ndër masat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, vlen të theksohet:

 

Në vijim të dinamikës dhe konkretizimit të konceptit të sistemimit dhe përmirësimit të legjislacionit, si një evoluim i domosdoshëm dhe i pandërprerë do të merren masat për pregatitjen e  ndryshimeve në ligjin nr.

 8730, datë 18.01.2001 «Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor», (psh.vendosja eventualisht e kritetereve më konkurruese të kanditatëve për përmbarues, etj.),  me qëllim përsosjen e vazhdueshme me koncepte sa më të sakta për kuptimin sa më të drejtë të

normave të përmbledhura në të, si dhe të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Shërbimit Gjyqësor Shtetëror.

 

Mbetet e rëndësishme të vijohet me bashkëpunimin e DPP dhe MD, me qëllim inicimin e nxjerrjes së akteve nënligjore të nevojshme që ekzekutivi në rolin e palës Kreditore por dhe pushteti vendor (i financuar më së shumti nga ky i fundit) të përdorë një mekanizëm, sikurse është Përmbarimi shtetëror i cili mbetet garant i mirëfunksionimit të ekzekutimit të vendimeve të gjykatave, për më tepër i financuar dhe varur prej tij.

 

Aktualisht mesatarja e çështjeve të një përmbaruesi gjyqësor shtetëror për ekzekutim është rreth 675 të tilla. Theksoj, kjo është një shifer mesatare, pasi në Z.P. Tiranë, më shumë se 80% e përmbaruesve kanë 1000 çështje secili në ekzekutim. Në këtë konteskt mbetet e qartë nevoja për ndryshim të strukturës në drejtim të shtimit të numrit të përmbaruesve, por dhe të stafit ndihmës (ftues,shofer), si dhe plotësimi me kapacitete logjistike (automjete, paisje zyre etj.)

 

Ushtrimi i shpeshtë dhe periodik i kontrolleve në zyrat përmbarimore për të konstatuar dhe monitoruar njëkohësisht shpejtësinë e ekzekutimit të vendimeve dhe ligjshmërinë e kryerjes së tyre, do të jetë pjesë e një plani të vazhdueshëm i cili do të zbatohet nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit. Kontrollet do të kenë për qëllim sigurimin e arrtitjes së objektivit për realizimin e ekzekutimit të titujve ekzekutivë nga ana e cdo përmbaruesi gjyqësor, si dhe në veçanti evidentimin në vend të cdo ankese lidhur me procedurën e ndjekur për ekzekutimin e titujve ekzekutivë.

 

Aplikimi  dhe pregatitja e praktikave të reja unifikuese do të jetë një tjetër prioritet  i Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit, i cili do të harmonizojë format standarte të zbatimit të procedurave përmbarimore nga ana e përmbaruesve gjyqësor shtetëror.

 

Duhet rritur më tej përgjegjësia në punën e cdo përmbaruesi, ngritja e shkallës së përkushtimit ndaj detyrës, zbatimi dhe respektimi rigoroz i ligjit, të gjitha këto do të cojnë në rritjen dhe forcimin e autoritetit të shërbimit, dhe besimit të opinionit publik. Rrugët për të mbërritur deri këtu janë të ndryshme, si psh: ridimensionimi i organizimit të punës brenda zyrës së përmbarimit; është e domosdoshme të zënë më shume vend seminaret zonale, analizat për zëra të vecantë pune, studimet dhe përgjithësimet me

praktikën përmbarimore. Gjithashtu, shumë i rëndësishëm mbetet edhe aftësimi profesional i përmbaruesve gjyqësore.

 

Të një rëndësie të veçantë kanë qënë trajnimet e organizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit me objekt «Të drejtat e fëmijëve në legjislacionin ndërkombëtar dhe vendas », «Respektimi i të drejtave të fëmijëve gjatë ekzekutimit të vendimive gjyqësore», «Mbi ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile » si dhe «Mbi etikën në procesin e ekzekutimit të titujve ekzekutivë» në kuadrin e zbatimit të planit të  300 ditëve të dyta, duke sjellë një përvojë të përparuar në drejtim të zbatimit të procedurave ekzekutuese si dhe përshtatjes me ndryshimet e kuadrit ligjor.

 

Jemi të ndërgjegjshëm se duhet të vazhdojmë në të edhe në të ardhmen për të siguruar trajnim të përshtatshëm, të qëndrueshëm dhe kualifikim i duhur i përmbaruesit gjyqësor shtetëror me qëllim zbatimin me eficencë dhe në mënyrë të arsyeshme të procedurave  të  ekzekutimit, duke ruajtur dhë respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

 

Përmirësimi i infrastrukturës së shërbimit të përmbarimit gjyqësor shtetëror. Përmirësimin e nevojave aktuale të tij për zyra, të kushteve të punës  sipas standarteve bashkohore, ambjente për mbajtjen e sendeve të sekuestruara, pajisje të nevojshme për zbatimin e sistemit elektronik «Albis», si printer skaner etj.

 

Ndër masat që do të merren në përmirësim të këtij shërbimi është edhe dixhitalizimi sistemit dhe krijimi i mundësisë për të patur akses me bazën e të dhënave të  institucioneve si Bankat e Nivelit të Dytë, Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Regjistrin Elektronik të Noterëve, Qëndrën Kombëtare të Regjistritmit, Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme etj.    

 

Funksionimi i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror si agjent tatimor është dhe mbetet një tjetër objektiv i Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit.

 

Mbetet gjithashtu prioritet motivimi i përmbaruesit gjyqësor shtetëror nëpërmjet  rikategorizimit të nivelit të pagës dhe shpërblimi me shtesë page për ekzekutimin e detyrimeve të veçanta, që paraqesin aktualisht shkallë të

lartë vështirësie, ose për një vëllim të caktuar çështjesh të ekzekutuara gjatë vitit.

 

Për përmbarimin në Shqipëri,

 

Ekzistenca e dy shërbimeve, të paktën nga ne, është dhe do të konsiderohet një faktor pozitiv, i cili nëpërmjet rritjes së konkurrencës nuk mund përveçse të prodhojë zbatim efektiv, në kohë dhe brenda afateve ligjore të titujve ekzekutiv. Mbetem pra sinqerisht i vetëdijshëm për rëndësinë pozitive të ekzistencës së një shërbimi alternativ nga ai shtetëror.

 

Në përfundim, më lejoni të shpreh diçka që s’ka të bëjë me shifra, afate ligjore, vendime gjykate, apo nene të Kodit të Procedures Civile.

 

Sikurse mjaft nga Ju e dinë, unë jam emëruar nga Kryeministri në detyrën e Drejtorit të përgjithshëm të Përmbarimit në Nëntor 2013. Në ndryshim nga institucione ku kam punuar më parë, pa e ekzagjeruar gjëndja e shërbimit në atë moment mbetej e TMERRSHME. Përmbarues të korruptuar, personel i demotivuar, transaksione financiare të stopuara prej vitesh, qytetarë që zvarriteshin në dyert e Zyrave Përmbarimore, ndërkohë që është dashur mjaft punë thjesht dhe vetëm për të kuptuar se në ç’gjëndje ishte shërbimi.

 

SOT, nuk kam aspak ndrojë që personalisht t’ju përgëzoj për mundin dhe përkushtimin, ritheksoj, ende të pajustifikuar si duhet financiarisht, me rezultatin e një shërbimi që në asnjë mënyrë nuk mundet më të anashkalohet nga askush.  

 

Ju Falenderoj per vemendjen.                                                                                                                                                                                              

DREJTOR  I  PËRGJITHSHËM 

             Albert PILO