28070638_438097289941169_5919503737237576745_oDrejtori i Përgjithshëm z.Piro Lutaj, vazhdon njohjen me problematikat që kanë Zyrat e Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror.
Në datat 19 dhe 20 shkurt ishte në Z.P, Sarandë, Gjirokastër dhe Përmet.   Ministria e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj, gjatë aktiviteteve në qytetin e Vlorës, pati objekt të vizitës së saj dhe Zyrën Përmbarimore Vlorë. (më shumë…)

28164407_436823980068500_3352135573270507972_oMë datë 15/02/2018 Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit z. Piro LUTAJ inspektoi nga afër
dhe u njoh me problematikat e Zyrave Përmbarimore në Durrës, Kavajë dhe Berat.

– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –

Mbledhja e Këshillit Përmbarimor

Më datë 13/02/02/2018 u zhvillua mbledhja e Këshillit Përmbarimor nën drejtimin e Kryetares znj. Elira Kokona dhe me antarë: z.Edvin Morava, znj.Andia Dragoj, z.Piro Lutaj, z.Enea Dyrmishi.

Në këtë mbledhje u diskutuan një për një të gjitha praktikat e procedimeve disiplinore për dhjetë përmbarues, të iniciuara nga Drejtori i Përgjitshëm i Përmbarimit z. Piro Lutaj.

Këshilli, pasi ishte njohur me dokumentacionin e depozituar nga DPP, dëgjoi secilin prej përmbaruesve të proceduar disiplinarisht dhe mori vendimet përkatëse, të cilat do të përfshihen në relacionin që do t’i paraqitet Ministrit të Drejtësisë.

Analiza e rasteve që ishin objekt i kësaj mbledhje tregojnë se niveli i përfaqësimit prej disa përmbaruesve herë pas here krijon probleme, të cilat bien ndesh me ligjin si dhe tregon angazhim të pamjaftueshëm në kryerjen e detyrimeve.

– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – — – – – – – – – – – – – – –

file4 Drejtori i përgjithshëm z.Piro Lutaj, vazhdoi takimet dhe njohjen nga afër me problematikën e punës në zyrat përmbarimore Tropojë, Kukës, Dibër dhe Burrel. Në të gjitha takimet e organizuara është vënë theksi tek rritja e përformancës së përmbaruesëve, rritja e tregueseve për çështjet e ekzekutuara, kujdesi i vazhdueshëm në komunikimin me kreditorët apo debitoret që paraqiten në zyrat përmbarimore dhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Shërbimit Përmbarimor Shtetëror. (më shumë…)

file1 Drejtori i Përgjithshëm z.Piro Lutaj, njihet nga afër me problematikën e Zyrave Përmbarimore në Krujë, Kurbin, Lezhë, Pukë dhe Shkodër.  (më shumë…)